POLITIKË

Rama paralajmëron furtunë shkarkimesh në administratë: Tolerancë zero ndaj tepsixhinjve

22:01 - 30.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, ka shpallur platformën e re qeverisëse “Shqipëria që Duam”.

Kryeministri shkruan se në qeverisjen e re do të ketë ndryshime thelbësore. Kryeministri shkruan se fillimisht do të ngrejë një departament dixhital për të komunikuar me qytetarët. Ai ka lene te kuptohet se do ti heqe te gjithe njerezit e LSI nga administrata.

POSTIMI PLATFORMA SHQIPERIA QE DUAM

Faleminderit për mbi 6000 komentet në postimin e mëparshëm Sapo kemi përfunduar një diskutim paraprak mbi të dhënat kryesore që skuadra e shënimeve, ka marrë prej tyre. Janë të dhëna shumë të vlefshme, për të nxjerrë përmes instrumentave analitikë e statistikorë, jo thjesht opinionet e sugjerimet mbizotëruese, po edhe ndjesitë e brendshme, emocionet tuaja pozitive e negative.

Të cilat janë shumë të nevojshme për t’i dhënë qeverisjes së re, pulsin e njerëzve të zakonshëm. Edhe njëherë faleminderit Ndërkohë, punova paralelisht sot për piketat e reflektimit të thellë që do të nisim nga e hëna, mbi mandatin 2013 – 2017 dhe mësimet e tij, në tre plane: Në planin e jetës parlamentare, të funksionimit të qeverisjes e të organizimit dhe aktivitetit të partisë✍

Gjithashtu, duke e parë me entuziazëm volumin e reagimit tuaj surprizues për postimin e djeshëm, porosita fillimin e punës për ndërtimin e një strukture digjitale të bashkëqeverisjes me ju. Ideja shumë fillestare për këtë, është krijimi i një platforme të hapur komunikimi e ndërveprimi, “Shqipëria që duam”.

E cila do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush.

Dua që qeveria e re të jetë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm dhe së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, ndaj jush Nga bulevardi i Tiranës deri në çdo pikë të vendit, ata që paguhen prej jush për të bërë punën e shtetit për ju, ose duhet të punojnë siç e do puna, ose pastaj duhet të kenë punë me ne. E di mirë besomëni, se sa i madh është ky det i tërë nga e thëna në të bërë, por e di po ashtu se nëse nuk më lini vetëm, s’ka det që nuk e kapërcejmë dot së bashku.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Shpresojme qe do te beni me te miren per te permiresuar nivelin e punonjesve te administrates.Duhet nje nderhyrje urgjente pasi nuk ka as profesionalizem, etike e per me teper minimum perkushtimi ne sherbim te taksapaguesve. Kam bindjen qe do ja dilni te ndryshoni imazhin e administrates me njerez te thjeshte punetore dhe te perkushtuar.

    Përgjigju ↓
  2. Urimet emia z kryeministe per fitoren e merituar,dua tju shkruaj per nje problem we ma shqeteson the gjitheve,reformimin e administrates,Jo vetem ate qendrore pot sidomos ate lokale,she per kete do the sygjeroja we me administration e re the rekrutoni femijet e emigranteve the shkolluar be Europe she amerike,the cilet japin kontribut neadministraten e.vendeve Ku jetojne,Kane marred edukate.pine europiane etjera.

    Përgjigju ↓