Kryesore

Astrit Patozi shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të PD, por ka disa kushte

18:19 - 01.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Me anë të një deklarate për shtyp Astrit Patozi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, deputeti ka vënë disa kushte për këtë garë.

Fjala e Patozit

I shqetësuar për rezultatin dhe i bindur se ringritja do të ndodhë veç pas një gare të drejtë. I mbështetur nga një numër i madh anëtarëve dhe i vendosur që në kushtet e një kandidature të vërtetë dhe serioze jam i gatshëm të garoj për postin e kryetarit, në rast se do të ketë garë të pastër dhe do të plotësohen këto kushte:

  1. Dorëheqje të menjëhershme he jo ngrirje të Lulzim Bashës. Vendoja e tij si çdo kandidat tjetër që do të futet në garë. Largimi i tij sëbashku me stafin nga selia. Largimi i të gjithë kandidatëve nga selia.
  2. Garantimi statutor i garës.
  3. Sekretari i përgjithshëm të marrë në dorë databasen e anëtarësisë.
  4. Listat e zgjedhësve të mos u jepen kandidatëve jo më vonë se 3 ditë para zgjedhjeve.
  5. Kohë të mjaftueshme për fushatë.
  6. Komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale duhet të kryesohet nga një prej sekretarëve funksionalë dhe duhet të ketë anëtarë në numër të barabartë nga çdo kandidat në garë. Ky komision duhet të hartojë dhe publikojë rregulloren e fushatës elektorale.
  7. Të ngrihet një komisioni për auditimin e garës. Ky komision duhet të ketë në përbërje një numër të njëjta anëtarësh nga kandidatët në garë.

Këto kërkesa janë garancitë minimal që të shkohet në një proces të drejtë. Pas këtij parashtrimi ftoj Bashën të dalë nga ambiciet personale. Jam gati të punoj me të për një garë reale. Por në rast se kërkesat tona nuk do të plotësohen ai do të marrë të gjitha mundësitë të hedhjes në erë të daljes së PD-së nga gjendja aktuale. Pas kësaj çdo anëtari i lind e drejta të refuzojë këtë farsë elektorale.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. NGRIRJE, HEQJE APO DOREHEQJE JANE E NJEJTA GJE.
    MOS ABUZO ME TERMINOLOGJINE ZOTI BASHA – KERKO DOREHEQJEN.
    Teodor Kareco

    Ditet e fundit Partia Demokratike pesoje nje nder humbjet me te thella ne historine e saj. Gjykimi im, ndonese larg, eshte se pergjegjesia kryesore eshte e zotit Basha. Kjo jo vetem e thjeshte per drejtimin prej kapadaiu te fushates, mendimeve shume te ceketa, mungeses se alternatives, kopjimin e sloganeve te pakuptimta si “Republika e re” ne vend te “Rilindjes”. Ai hodhi poshte mundin e sakrificat e demokrateve duke u ngujuar ne cader me slogane nga me te ndryshmet. U kenaq me nje “kocke” per disa ministry e drejtori.
    Keto ishin fasada e jashteme e bashkebisedimit, e vetmja rruge e Bashes per te “mbuluar” disi paaftesine e tij shembullore para fatkeqesise qe do vinte.
    Nuk besoj qe ka njeri me mend qe te shpresoje se ne nje muaj do te zhduket kanabizimi i gjithe Shqiperise, molepsia e institucioneve legjislative e ekzekutive nga kriminalizimi e te tjera si keto. Ato jane ulur kembekryq ne Shqiperi.
    Nuk dua te hyj ne analiza. Por me ka mbetur peng nje gje: kaq i paafte je zoti Basha kur nuk bere asnjeidebat me Ramen qe “quravitej” poshte e lart se nuk mund te bente me shume ngaqe e pengonte LSI. Ne radhe te pare ai duhej ta falenderonte LSI-ne qe e solli ne pushtet per ato vite e qe e lejoje te sterpasurohej nje grusht kriminelesh me perhapjen massive te kanabisit. Ai i krijoi kushte sot qe te fitoje – nuk do mend qe qindra mije kultivuesit e droges plus parave maramendese, do t’ja garantonin fitoren. Por, bashkeqeverisja nuk pengoi Ramen qe te zbatonte programin e punesimit, te mireqenies etj. Kishte ndonje situate te sikleteshme ne baze por jo si qeveri. Mua me duket se eshte i semure dhe krejt I paafte dhe I pazoti dhe Shqiperia do te vuaje edhe per 4 vjet nen sundimin e tij medioker.
    Vete zoti Basha nuk kish asnje rruge per te mospranuar se ai ishte pergjegjesi kryesor i kesaj humbje katastrofike. E perseris “humbje katastrofike” qe ka vetem e vetem nje pergjegjes, nje shkaktar – drejtuesin e paafte e megalloman Basha.
    Por, megjithese pranoi me fjale pergjegjesine, per te rruajtur “prapanicen”, nuk nguroi te shkele statutin, te shkele pervojen e demokrateve, demokracine e brendeshme ne parti duke “ngrire” pozicionin e kryetarit dhe duke rruajtur privilegjet a atij pozicioni per te garantuar rizgjedhjen e ketij “humbesi te madh” me metoda manipuluese e diktuese.
    Per gjykimin tim ngrirja, heqja apo doreheqja jane e njejta gje.
    Jam duke punuar per nje botim per Shtetezimin e Tokes nepermjet reformes Agrare te viteve 1945-1946. Pikerisht keto dite kisha perpara process verbalin e séances se trete te Kryesise se Keshillit Antifashist te dates 29 Gusht 1945 ku shqyrtohej ligji i Reformes Agrare.
    Kur diskutohej problem i shperblimit te pronave private te pyjeve u ngrit zoti Ramadan Citaku dhe propozoi “te ngrihet paragrafi i II-te i neneit 21 qe ben fjale mbi shperblimin e pyjeve private qe shtetezohen”. Dhe Kryesia e atij Keshilli e hoqi nga projektligji ate pjese. Megjithese nje pjese e mire e anetareve ishin medioker ne keto interpretime nisur nga Enver Hoxha, kishte edhe njerez me mend si Gjergj Kokoshi, Sejfulla Maleshova dhe juristi i njohur Manol Konomi. Ata e miratuan “ngrirjen” pra heqjen e atij paragrafi nga ligja qe po diskutohej.
    Kjo eshte nje pervoje shqiptare ne vitet e para te vendosjes se diktatures komuniste. Kete pervoje pra, ngrirje, heqjen dhe doreheqjen duhet ti quajme dhe jane ne fakt te barasvlefeshme.
    I takon Kryesise se Partise Demokratike qe duke pranuar “ngrirjen” e kerkuar si doreheqje ti heqe Lulzim Bashes te gjithe te drejtat zyrtare: dmth zyren e kryetarit, drejtimin e administrates etj. Nese duhet, te garoje si i barabarte midis te barabarteve. Per mua eshte e pamoraleshme te kandidoje nje njeri qe po e con Partine Demokratike drejt gremines, nje njeri megjithse me shkolle krejt i paafte per te drejtuar ate Parti me nje histori te lavdishme per Shqiperine.
    Partia Demokratike ka forca te shumta e shume me te afta per te drejtuar ate drejt fitores ne te ardhmen. Nuk jam i shqetesuar kaq per pushtetin e saj sesa per forcimin e metejshem te dukurive demokratike ne te ardhme, per fitoren perfundimtare te demikracise. Me kanabis e kriminele nuk mund te shkohet perpara.

    Troy, Micigan, me 1 Korrik 2017

    Përgjigju ↓