Show-Bizz

Çfarë do të ndodhë me “Shihemi në gjyq”, a do ta braktis Eni Çobani Ardit Gjebrean?

15:54 - 02.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Eni Çobani, një nga figurat e dashura për publikun, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Thumb’, ku veç të tjerave ka folur për të ardhmen e profesionit të saj. Me sa duket ajo do të braktisë profesionin e juristes për t’iu futur botës së politikës. Por shtrohet pyetja, a do ta braktisë ajo dhe rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E diela Shqiptare”, që është padyshim një ndër sukseset më të mëdha në televizionin Klan.
Kjo mbetet për t’u parë… Por ajo në deklaratën e saj ka pohuar se është koha dhe mosha e duhur për t’iu futur politikës, duke treguar dhe qëndrimin e saj se nuk është shumë dakord me futjen në botën e politikës në moshë shumë të re.. “Ka ardhur momenti i duhur. Edhe mosha e duhur është… Jo nuk jam shumë dakord me futjen në politikë në moshë të re.  Populli shqiptar nuk ka votuar në këto zgjedhje. Është fakt dhe këtu kam thënë që është momenti i duhur”, – ka pohuar Eni Çobani në emisionin “Thumb”.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.