Kryesore

Lulishtja te 21 Dhjetori, Basha: Veliaj, vegël e bindur në duart e oligarkisë. Po favorizon klientin e Ramës

14:35 - 02.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia Demokratike prej disa ditësh është futur në një të thellë, kur kreu i kësaj partie, Lulzim Basha ka ngrirë të gjitha funksionet e tij. E ndërsa pritej që të fliste për zgjedhjet e 22 korrikut brenda PD-së, ai ka reaguar në lidhje me lulishten pranë 21 Dhjetorit në Tiranë ku ditën e djeshme pati edhe konfrontim mes policisë dhe qytetarëve.

Përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” Basha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, për prishjen e lulishtes, ku pritet të ndërtohet një kompleks pallatesh.

“Erjon Veliaj, vegël e bindur në duart e oligarkisë që sundon vendin, e shkatërroi këto ditë lulishten dhe lejoi betonizimin e saj në favor të Besnik Sulajt, klientit të rëndësishëm të Edi Ramës”, – ka shkruar Basha.

Ja statusi i plotë i Bashës:

Lulishtja pranë parkut të autobuzave ishte një nga investimet e mia si kryebashkiak në shërbim të qytetarëve të një prej zonave më të populluara të Tiranës. Erjon Veliaj, vegël e bindur në duart e oligarkisë që sundon vendin, e shkatërroi këto ditë lulishten dhe lejoi betonizimin e saj në favor të Besnik Sulajt, klientit të rëndësishëm të Edi Ramës.

Qytetarëve të revoltuar ata iu përgjigjën dje me dhunën e policisë. Edhe më i rëndë qe dhunimi i të drejtave të qytetarëve nga mediat kryesore të vendit të kontrolluara nga oligarkia, të cilat e fshehën protestën dhe dhunën e policisë.

Ndërkohë, Shqipëria po përjeton këto ditë mungesë dritash dhe uji sepse paratë publike u përdorën për të manipuluar votën dhe jo për të blerë energji për njerëzit.

Pushteti oligarkik herët a vonë degjeneron në pushtet të dhunës dhe të errësirës.

Përballja me të është sot sfida kryesore e opozitës dhe e të gjithë njerëzve të ndershëm për të ndalur rrënimin e qyteteve, të ekonomisë dhe të ardhmes tonë.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Fjalet tuaja kundra erit e edvinit jane fjale boshe,ti kyte e deshmove me marrveshjen e nates zeze qe bere kundra shqiptarve e pd.Tani me e provuar me rezultatin e zgjedhjeve te 25 qershorit.Prandaj ty po kene mbetur ndonji gram moral jepe dorheqjen,kerkoju ndjese qytetarve e pd,kjo do te ishte ne te miren tende e te pd.Mashtrimeve e spekullimeve ju erdhi fundi,per ty e plakun komunit te vicidolit.Largunu lereni pd e demokratet te marrin fatin e kesaje partie ne dore,nr te miren e partise e te vendit tone.

    Përgjigju ↓