POLITIKË

Shpërthen deputeti i PD: Të shkëputemi nga ish-sigurimsat, s’mund të drejtohemi nga individë me çengela në hundë

11:14 - 03.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Në një kohë që situata nuk është më e mira në radhët e PD-së, ku ka përplasje dhe akuza, nuk mungojnë edhe komentet nga figura të kësaj force politike.

Kështu, deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, u ka kërkuar dy nënkryetarëve të selisë blu, Edmond Spahos dhe Edi Palokës që të kërkojnë nga Komisioni i Verifikimit të Figurës kontroll për të pestë kandidatët në garë për kreun e ri të partisë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Murrizi pohon se PD-ja duhet të shkëputet njëherë e mirë nga ish-sigurimsat. Ai pohoi mes të tjerash se PD dhe demokratët nuk mund të drejtohen nga individë që janë me çengela në hundë, apo që i kanë shitur shpirtin dreqit.

“PD dhe demokratët nuk mund të drejtohen nga individë që janë me çengela në hundë, apo i kanë shitur shpirtin dreqit”, – ka thënë ndër të tjera, Murrizi.

 

JA STATUSI I MURRIZIT
Tani qe zyrtarisht u regjistruan kandidatët për kryetar te PDSH, mendoj qe neser fillon fushata. I bej thirrhje z Paloka dhe z Spaho qe ti drejtohen zyrtarisht komisionit te verifikimit te figurave per te gjithe kanditatet per kryetar te PDSH. Pas 27 vitesh pluralizem mendoj qe ardhur koha qe PD si parti e pare opozitare te shkeputet perfundimisht nga ish bashkepuntore te sigurimit te shtetit. Pas kesaj, fituesi me date 22 korrik si kryetar i PDSH duhet qe keshillin kombetare, kryesine qendrore, kryetaret e degeve te PD dhe kryesite e rretheve te verifikohen qe te gjithe pa perjashtim per lidhjet me ish sigurimin e shtetit. PD dhe DEMOKRATET nuk mund te drejtohen nga individe qe jane me çengela ne hunde, apo i kane shitur shpirtin dreqit.

Boll me njerez me dy tre emra. Pas 22 korrikut duhet te filloje nje periudhe e re per forcen tone politike. 27 vite penetrim te :gaforreve, çorapeve, shkrimtareve, revizoreve, financiereve, shisheve te qumteshtit, bozhureve, e lloj lloj letyrash qe kur ju permend emrat e “pagezuar” nga sigurimi te vjen per te vjelle, jane shume per nje popull te vuajtur si SHQIPTARET. Spiunet le te krijojne partine e tyre, se boll jane ushqyer e majmur nga vota e DEMOKRATEVE.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.