Kryesore

Dëshmia/ Trondit 19-vjeçarja që i hodhi vjehrrës helm në kos: Tentova të vrisja, pasi vjehrri më ngacmonte seksualisht

08:13 - 05.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Klodiana Haxhiaj

 

Akuza dhe kundërakuza mes palëve. Nga njëra anë prindërit e një 20-vjeçari kryqëzojnë nusen e tij 19 vjeçe, dhe nga ana tjetër kjo e fundit kryqëzon vjehrrën dhe vjehrrin. As më pak dhe as më shumë kjo është “fytyra” e ditës e shumicës së familjeve shqiptare ku drama merr shtysë prej varfërisë. Pak ditë pas arrestimit të së resë nga Dibra, Elda Tanushi, e cila tentoi të vriste vjehrrën 42 vjeçe duke i hedhur helm insektesh në gotën e kosit, zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Milaq të Shijakut. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit, dje bënë me dije për “Gazeta Shqiptare”, se nusja e familjes Stafa ka deklaruar se ngacmohej seksualisht nga vjehrri i saj, Eduart Stafa. Kjo dëshmi ka shokuar edhe inspektorët e krimeve të rënda. Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Tanushi ka pohuar se e helmoi vjehrrën, pasi vjehrri e ngacmonte vazhdimisht. “Që kur burri im Donaldi iku emigrant në Greqi, vjehrri nisi të më ngacmonte seksualisht. Vjehrra nuk merrte vesh asgjë. Isha në ankth gjatë gjithë kohës, ndaj bëra atë që bëra”, – është shprehur 19-vjeçarja nga fshati Zall Reç i Dibrës. Ndërkaq, dy ditë më parë, 47-vjeçari Eduart Stafa pohoi për “GSH” se nusja e djalit të tij kishte lidhje jashtëmartesore me një burrë të moshuar nga fshati i saj i lindjes. Jo vetëm kaq, por Stafa tha se në telefonin e tij, që ia ka sekuestruar policia pas ngjarjes, ka gjetur SMS-të e dashurisë të Elda Tanushit. “Ata kanë pasur një histori dashurie të hershme. Nusja nuk e donte djalin tim, pasi donte një burrë me dy fëmijë që i kishte vdekur gruaja. Babai i saj ka qenë në dijeni të kësaj lidhjeje, ndaj e martoi vajzën me zor me djalin tim. Nusja nuk na ka dashur as ne. Ajo pranoi vetë gjatë marrjes në pyetje në polici, se e helmoi gruan time dhe se do të më helmonte dhe mua e veten e saj. Unë i kam lënë Zotin asaj, se nuk kam çfarë t’i them, për këto që i bëri familjes sime”, – deklaroi Eduart Stafa.

KËRKESA E VJEHRRIT

Gjatë ditës së djeshme, dy vëllezërit Stafa janë sorollatur në policinë e Durrësit, ku kanë kërkuar t’u kthehet telefoni. “Dua të më kthejnë telefonin, pasi aty kam numrin e Donaldit, i cili ndodhet në Greqi. Dua të flas me tim bir dhe ta vë në dijeni se çfarë ka ndodhur në shtëpi. Djali duhet ta dijë se nusja e tij tentoi t’i vriste nënën duke i hedhur helm në ushqim. Është e tmerrshme kjo që ka ndodhur dhe ne ende nuk kemi kontaktuar me të”, – tha Eduart Stafa. Gjithashtu, 47-vjeçari pohoi se është shumë i shqetësuar për jetën e të birit. “Kam frikë se mos ma vret krushku, mos e vret i kunati. Ai nuk di asgjë. Nuk kam si e lajmëroj, pasi nuk po më japin telefonin. Në polici kërkova që të lajmërohet djali, se është pa dokumente në Greqi, të kthehet në shtëpi pranë familjes së tij. Nusja e tij na shkatërroi familjen, na ka futur të gjallë në dhe. Kemi qenë gjithë jetën njerëz të ndershëm. Kemi punuar me djersë që kemi rritur fëmijët. Nuk ka turp më të madh se kjo që na ndodhi”, – u shpreh Eduart Stafa.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.