Tech

Video/ “Gumball 3000” spektakli i 150 makinave sportive nga e gjithë bota, ndalet në Tiranë

14:36 - 06.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tirana është zgjedhur si një nga stacionet e turit të “Gumball 3000”, marka e suksesshme globale e rally-t rrugor, e cila solli në kryeqytetin shqiptar më shumë se 150 skuadra sportive me makinat e markave më të njohura botërore.

“Gumball 3000”, që rikthehet në Shqipëri pas 10 vitesh, ndjek këtë vit itinerarin Riga-Varshavë-Budapest-Dubrovnik-Tiranë-Athinë dhe për të përfunduar në ishullin Mykonos të Greqisë. 150 supermakinat luksoze të drejtuara nga persona VIP të artit, muzikës, biznesit, mbërritën mbrëmjen e së mërkurës në sheshin “Nënë Tereza”, ku ofruan një shfaqje spektakolare për qytetarët shqiptarë.

Të gjithë të apasionuarit e makinave të garave sportive dhe të veçanta kishin mundësinë të shihnin nga afër performancën e disa prej ekzemplarëve më të bukur të automobilizmit botëror. DJ me famë botërore Afrojack është pjesë e këtij karvani, ndërsa do të ketë edhe një performancë surprizë në mesnatë në sheshin “Nënë Tereza”.

Makinat do të largohen nga Tirana paraditen e së enjtes për të udhëtuar drejt Greqisë ku do të finalizojnë turin e tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.