Kryesore

Kryemadhi në Elbasan: Do të shkulim sistemin e oligarkëve që drejtohet nga Edi Rama!

23:04 - 07.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk i kursen sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. Me anë të një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Kryemadhi flet për ‘shkulje’ nga rrënjët të sistemit të oligarkëve të pushtetit, që sipas saj drejtohen nga Rama.

Në një takim me numëruesit dhe komisionerët e qarkut Elbasan, kryetarja e LSI-së, theksoi se forca e saj do të jetë zëri denoncues i çdo tentative për të kriminalizuar dhe zhytur më keq në korrupsion Shqipërinë.

MESAZHI I KRYEMADHIT
Mirëmbrëma! 
Kjo foto është shkrepur sot gjate takimit që zhvillova me komisionerët dhe numëruesit e qarkut të Elbasanit.  Veç falenderimit, iu shpreha njëkohësisht mirënjohjen e thellë për përkushtimin, vendosmërinë dhe qëndresën në 25, 26 dhe 27 qershor, për ditët dhe netët e lodhshme të kaluara në ruajtjen dhe numërimin e votave për LSI. Ne lindëm si forcë opozitare dhe si e tillë do të rritemi e forcohemi më shumë e me shpejt, për të qenë syri dhe zëri denoncues i çdo tentative për të kriminalizuar dhe zhytur më keq në korrupsion Shqipërinë. Ndaj, së bashku, do të punojmë çdo ditë për të qenë alternativa e re, forca që do u japë besim pa kushte të gjithë shqiptarëve për të shkulur nga rrënjët sistemin e oligarkëve të pushtetit që drejtohet nga Edi Rama.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.