POLITIKË

Mesazhi i Vlahutin: Shqiptarët të ndryshojnë mentalitetin, puna në shtet s’është e përjetshme

11:44 - 10.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bashkimi Europian mbështet progresin e reformës në shërbimin civil në vendin tonë. Në një konferencë se bashku me ministren e Administratës Publike, Milena Harito, nga Zyra e Informimit të BE, kryesuesja e delegacionit europian në vendin tonë, Romana Vlahutin theksoi se reforma në administratë është një nga më të vështirat.

Ambasadorja e BE theksoi se kjo reformë është një nga prioritetet kyç për integrimin europian të vendit.

Vlahutin u shpreh se puna në administratë nuk është për gjithë jetën, dhe për këtë duhet të ndryshohet mendësia. Sakaq, ambasadorja përcolli mesazhin se qeveria e ardhshme duhet të punojë me tej për realizimin e plotë të reformës së administratës.

“Reforma e administratës publike është nga më të vështirat. Puna në administratë mendohet për gjithë jetën. Duhet të ndryshohet kjo mendësi. Reforma në drejtësi, në administratë, në arsim, janë kyçe për integrimin. BE jep 32 mln euro suport për këtë reformë. Në muajt e fundit ka patur përmirësim dhe arritje. Qeveria e ardhshme të punojë fort në këtë drejtim në mënyrë që administrata të jetë gati kur të nisin negociatat për anëtarësim”, u shpreh ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin.

Sakaq, ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, theksoi se reforma administrative është prioritet për mandatin e dytë qeverisës.

“Kjo reformë e administratës është detyrim për integrimin e vendit në BE. Deri më tani janë bërë ndryshime të mëdha në rekrutimin e shërbimit civil. Futëm për herë të parë sistemin e karrierës”, u shpreh ministrja Harito.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pershendetje z. kryeminister,duke uruar fitoren ,mendoj se ne vitet e ardheshme do te ishte ne interes te fitores, te pastrohet administrata nga diplomat falco dhe ato te blera, kjo do te sherbente per vetingun,arsimin dhe administraten

    Përgjigju ↓