BOTA

Masakra e Srebrenicës, policia serbe parandalon përleshjet mes dy grupeve

08:41 - 11.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Forcat policore të Serbisë e kanë ndarë mbrëmë një shesh në qendër të Beogradit, për t’i parandaluar përleshjet ndërmjet dy gupeve që protestonin lidhur me masakrën e mijëra myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, në vitin 1995.

Në njërën anë ishin përfaqësuesit e “Asociacionit për serbët e zhdukur”, të cilët ishin përpjekur ta paraqesin listën me emrat e serbëve, që ishin vrarë në hapësirën e Srebrenicës në Bosnjë-Hercegovinë, ndërmjet viteve 1992 – 1995.

Ky grup refuzon të pranoj se forcat serbe kanë kryer gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995. Për ta, krimi kundër myslimanëve të Bosnjës gjatë disa ditëve të verës së atij viti, i organizuar nga forcat ushtarake të Serbisë, është i njejtë sikur edhe krimet e tjera në të cilat viktima ishin serbët dhe të tjerët gjatë luftës.

Në anën tjetër të sheshit ishin aktivistet e grupit “Gratë në të zeza”, njëra nga pak organizatat në Serbi, që insiston të pranohet gjenocidi në Srebrenicë.

Këto protesta u bënë para përkujtimit në Potoçari afër Srebrenicës, ku gjendet varret e mijëra të të vrarëve, njofton Rel.
 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pa pranimin e gjenocidit te kryer serb ne Kroaci dhe Vukovar , pa pranimin e gjenocidit te kryer nga shteti serb ne Kosove dhe Recak, Meje, Logje, Suhareke, Krushe te Madhe dhe, Krushe te Vogel , Gjakove, Glloxhan, Prekaz , Gryjen e Llapushnikut , Rahivec…pa i pranuar keto krime dhe gjenocid te kryer nga shteti serb dhe forcat e organizuara ushtarake-policore dhe paramilitare serbe, s di te kete as me te voglin shans te vendoset qetesija dhe paqja ne Ballkanin Perendimor…ne te bisedohet deri ne pafundesi ne Bruksel me shqiptaret e Kosoves , ne te gjykohen ne Hage dhe ne te lirohen kriminelet serb nga Haga , pa piknenisjen e zgjedhjes se problemit qe eshte pranimi i kryer i gjenocidit ne Kroaci , Bosnje dhe Kosove, ne Ballkan dhe Europe , qetesi dhe paqe s mund dhe s do te kete …kete e dijne edhe zogjet e malit por , ne ra dijne edhe autoritetet e Brukselit te cilet tashe e 22 vite, ne heshtje , kur jane ne pyetje bashnhaket dhe shqiptaret , ata Serbise po ia mbajne anen …!

    Përgjigju ↓