Kryesore

Një grua kundër “listës së zezë” të Ramës: Nuk e pranoj përbaltjen, gati të hetohem!

23:21 - 12.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E vetmja nga zyrtarët shtetërorë, që ka reaguar deri tani për futjen në një listë të zezë, me dyshimet se është korruptuar, është një grua. Ajo quhet Lindita Tako dhe ka qenë një nga kandidatet për deputete të PS-së në Dibër.

Ajo ka komentuar në “Facebook”, pikërisht poshtë postimit të Ramës me 100 emra.

GSH.al publikon reagimin e Takos e cila ka sqaruar pozicionin e saj në institucionet shtetërore, me pretendimin se Rama e ka përbaltur pa të drejtë publikisht. Për punën që ka bërë është gati të hetohet, ndërsa shprehet e habitur përse u rendit në këtë listë.

KOMENTI I LINDITA TAKOS NË “FACEBOOK”

Mirembrema Z. Kryeminister !

Jam Lindita Tako ish-kanditatja per deputete e PS ne Qarkun e Dibres. Me kenaqesi pranova kandidimin ne zonen e Klosit jo per ndonje benefit personal, pasi isha Nr.6 ne renditjen e listes, por per te bere ndryshimin e madh per zonen e cila prej shume dekadash ishte peng e politikes dhunuese te PD. Ne kohen kur une po gezoja fitoren e PS per Bashkine Klos, çuditerisht njihem nga nje postim elektronik te publikuar sot per personat e koruptuar ne rang vendi ku perfshihesha dhe une. E ndjej per detyre jo vetem institucionale por edhe qytetare t’ju sqaroj se une kam sherbyer per rreth dy vjet ne postin e Drejtores se KVVTP-se, nje funksion i deleguar prane Prefektit Tirane. Funksionimi i ketij komisioni eshte verifikimi i titujve te pronesise te ndare sipas ligjit 7501 per tokat bujqesore. Ne kete detyre kam ardhur ne fund te vitit 2015 dhe vetem te nje pune mjaft te madhe arritem qe ky komision te vihet ne eficence per zbatimin e ligjit. Vetem ne vitin 2016 jane 372 vendime shfuqizuese te Aktit te Marrjes se Tokes ne Pronesi duke kontrollur 674 akte te tilla dhe duke i kthyer shtetit 363.5 Ha toke bujqesore te grabitur padrejtesisht dhe duke i detyruar abuzuesit te kthejne ne shtet edhe 194,12 million leke te reja. Te gjitha vendimet e marra ne periudhen e drejtimit nga ana e ime kane qene vetem vendime shfuqizimi dhe asnje vendim lenie ne fuqi te akteve (d.m.th ne favor te subjekteve private), qe do te thote se asnje subjekt nuk ka marr vendim favorizues prej nesh. Kjo tregon mospasjen e mundesise abusive ne kete pozicion.

E njejta pasqyre eshte edhe per vitin 2017 ku deri ne momentin e mbajtjes se kesaj detyre, perseri kaemi marre 67 vendime shfuqizimi dhe asnje lenie ne fuqi. Cdo vendim i marre nga ky komision eshte akt konstatues pasi kalojne ne Gjykaten Administrative per tu gjykuar.

Ne keto kushte, kur marrja e vendimeve tona kane qene te gjitha ne favor te shtetit dhe jo te individit, e favorizon ankesen dhe e ben mjaft te lehte perbaltjen time personale dhe te stafit qe une kam drejtuar. Kjo eshte nje kosto profesionale qe persa i perket anes administrative e mbaj me deshire, pasi kam qene zbatuese e perpikte e ligjit, por ne aspektin personal nuk me takon nje perbaltje e tille, ne kushtet e nje presioni te jashtezakonshem, pasi askush nuk ia kthen me deshire shtetit token e grabitur. Jam ne dispozicion tuaj per investigimin e situates.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Shpjegoji Kryeministrit
    Se je pale me gjykatat dhe te fitonin gjyqin njerezit me pas se ti i adresoje dhe te cili avokat duhet te shkonin!
    Thuajse te gjitha rastet i ke humbur ne gjykate o Lindite se nuk e mbroje dot shtetin se merrje te majme nga avokati

    Përgjigju ↓
  2. Ti Lindita Tako je nje nga banditet, jo hajdutet se eshte pak, me te papara qe ka pasur ndonjehere administrata e shtetit. Ke grabitur per vete toka dhe dhjetra qindra hektare per te njohurir e miqte e tu e te partise qe i sherben. Ne Prefekturen e Tiranes le nam ne komisionin e verifikimit te titujve te pronesise, u ke nxirre jeten njerezve hallexhinj o bandite, te ndeshkofte zoti!

    Përgjigju ↓