LAJMI I FUNDIT

Ajeti dhe Laçi në formë, ja si mund të jetë formacioni i mundshëm i Kombëtares përballë Çekisë

08:43 - 03.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çdo ndeshje patjetër është histori më vete, ashtu si edhe në përgatitjen që asaj i bëhet. Kombëtarja do të luajë takimin e parë në Çeki, përballë një kundërshtari i cili mban vendin e parë në grup, ku ka mposhtur Poloninë dhe Ishujt Faroe dhe ka barazuar në transfertën moldave.




Teksa me të gjithë rivalët e tjerë Silvinjo është njohur, Çekia do të jetë për herë të parë përballë. Siç dihet, çekët luajnë një futboll fizik, kanë një grup të fortë dhe jo emra dhe për të marrë një rezultat pozitiv kundër tyre, Silvinjo duhet të aktivizojë lojtarët që janë në formën më të mirë të mundshme.

Duke bërë një projeksion të formacionit, që do të zbresë pas 5 ditësh në fushë, në portë pritet që Silvinjo t’i besojë Etrit Berishës. Mbrojtja mund të formohet nga Balliu në të djathtë, Gjimshiti dhe Ismajli në qendër, por edhe Ajeti mund të shihet si titullar, ndërkohë nga e majtë Elseid Hysaj.

Në mesfushë, duke qenë se mund të jenë tre lojtarë, Keidi Bare, Ylber Ramadani dhe një mes Nedim Bajramit dhe Kristjan Asllanit. Por, një alternativë është edhe Qazim Laçi, i cili po kalon një formë shumë të mirë në Çeki me Spartën e Pragës dhe ka shokë skuadre disa lojtarë që luajnë në Kombëtare.

Afrimi i Mujës dhe Dakut mund të sjellë ndryshime në sulm, teksa deri tani të avantazhuar si titullarë janë Uzuni dhe Asani nga krahët dhe Sokol Cikalleshi në qendër.

123

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.