BOTA

E pranon Daçiç: Kosova mbetet kusht për hyrjen e Serbisë në BE

14:14 - 14.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi për mediat serbe se gjithë punën e aktivitetin tonë politik për integrim në BE na kushtëzohet me ecurinë e dialogut me Kosovën.

Tutje ai shtoi se insiston që BE të bëjë të qartë dinamikën e procesit të integrimit në BE.

“Insistoj në atë, sepse BE ka nisur bisedimet për buxhetin për periudhën pas vitit 2020, prandaj është e nevojshme të sqarohet se a planifikohet mjete për hyrjen të ndonjë vendi në BE”, theksoi ministri Daçiç.

Ministri Daçiç, veç tjerash, përmendi dhe çështjen e dialogut me Kosovë, për çka, sipas tij, padrejtësisht i është vënë si prag Serbisë në hyrjen në BE, transmeton RTK.

Ndërkaq, i pyetur për Maqdoninë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, theksoi se Beogradi zyrtar gaboi që njohu Maqedoninë sipas emrit kushtetues me ç’rast kemi nervozuar Greqinë, ndërkohë që Maqedonia njohu pavarësinë e Kosovës, .

Në fund, ministri Daçiç theksoi se BE duhet  të thotë qartë se çfarë planifikon me Serbinë.

 

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Aspak s eshte e vertet se Serbise per arsye te Kosoves i kushtezohet integrimi drejte BE. Dite me pare nga Athina , ne stilin serb u lajmerue edhe presidenti Vuciq , sot ministri i jashtem serb Daciq , dhe shume te tjere te skenes politike antishqiptare serbe si Djuriq, Drecun , Vulin por , edhe disa analist e pseudoakademik serb, te gjithe e rrahin te njejten teme, te gjithe flasin per Kosoven dhe kushtzimit qe BE i ka vu Serbise si , njohjen e pavaresise se saje por , si zakonishte , te gjithe serbet genjejne dhe te gjithe nuk e thone te verteten.Po te ishte e vertet kjo qe politikanet provincial serb deklarojne ne orkester , njeri pas tjetrit ateher , asnjeri nga ata fare s do ta kishte permendur kete fakt sikur qe nuk e permenden fare kushtezimin qe Serbia ka nga Kroacia per kroatet e vrare gjate luftes ne Kroaci me 1991 dhe te groposur ne varreza masive ane e kend shetit serb ( 1866 kroat ) .Ky eshte nji kusht i domosdoshem nga Kroacia te cilin Serbia domosdoshmerishte duhet ta plotesoje …shteti zyrtar serb duhet te tregoje vendet se ku jane groposur kroatet ( me emra dhe mbiemra ) , shteti zyrtar serb duhet te tregoje me emra dhe mbiemra kush i ekzekutoi ata kroat dhe kush ishin ata qe dhane urdhera per egzekutimin e tyre ( poashtu me emra dhe mbiemra )
    Por , kasnecet serb per kete fakt nuk flasin sepse eshte e vertet , ata flasin per Kosoven dhe dijalogun mes Bg dhe Pr i cili nuk eshte i vertet sepse , duket se do jete i pafund sepse , asnji marreveshje nga ky dialog ata nuk e kane implementuar gjere sot sepse , serbet e dijne shume mire kush jane shqiptaret ose grupe perfaqesuesish shqiptar me te cilet ata kane patur pune ne te kaluaren e larget, te aferte dhe kane pune me ta sot.Serbet e dijne se shqiptaret me te cilet ata kane arritur mereveshje nuk jane as te nivelit dhe as kane kapacitete intelektuale , profesionale , njerzore dhe kombtare andaj marreveshjet nuk jane te detyruar ti imolentojne qe , nuk eshte rrasti me kroatet dhe Kroacine .Dy shtetet shqiptare , Kosova dhe Shqipëria eksportojne mallera te konsumit te gjere nga Serbia tashe e me shume se dy dekada ne vlere prej rrethe 1 miljard € ne vit .Pra , 1 miljard € ne vit , shteti serb cdo vit inkasimon para Cash , para te fresketa nga taksapaguasit shqiptar me te cilat e mekemb ekonomine e saje te shkatrruar nga lufterat ’90-’99 ne ish jugosllavi nga te cilat pesuan shume keq , nder te tjera edhe Kosova .Megjithate ,ne shqiptaret vazhduam te bejne marreveshje te fshehta tregetare me kriminelet serb ku , per nji kohe te shkurter tregu gjitheshqiprar u mbush. me artikuj dhe mallera Made in Serbia .Edhe me keq se kaq , ne Kosove ndodhen privatizimet shtazarake te nderrmarrjeve shoqrore preveq tjerash , edhe per hapjen e mundesise se deponimit te mallerave serbe ne depot e nderrmarrjeve te privatizuara nga matrapaz dhe oligark te lidhur me grupet kriminale te politikes se Kosoves .Thjeshte , per te mose e zgjatur , Serbia per shqiptaret ka dosje volluminoze, te perpiluara me dekada e shekuj dhe ajo ka be c mose qe ne krye te politikes ne Shqiperi dje dhe sot por , edhe ne Kosove te emrohen persona shqiptar te cilet ne takim e pare me serbet, do ta heqnin rripin e panrallonave dhe serbit do te ia ktheje bythen, keshtu ka qene ne te kaluaren dhe keshtu eshte sot.Ja pra , per kete arsye eksponentet serb te politikes nuk e kane seriozisht kur flasin per Kosoven dhe permirsimin e raporteve me te por , ata kur flasin per shqiptaret tallen sepse , ne shqiptaret u kemi dhene shanse e shanse qe ata te tallen me ndjenhat tona sepse , sot askush ne bote nuk eshte me i dobet se Serbia preveq shqiptareve dhe vetem shqiptaret sot ne Serbi derdhin rethe 1 miljard € , para Cash kurse , per arsye edhe te Serbise me se shumti, sot Shqipëria kufizohet nga kater anet e saje me bashkekombas te saje shqiptar , qe eshte apsurdi dhe rast i vetem ne bote …!

    Përgjigju ↓