Kryesore

Kryeministri Rama për rikthimin e Ish-Jugosllavisë: Nuk ka broçkull më të madhe..

13:33 - 14.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat për të informuar mbi Samitin e Triestes ku ishte i paranishëm dy ditë më parë. Në fjalën e tij Rama i  është përgjigjur sot për herë të parë një analize të mediave gjermane për ekzistencën e një plani për të rikthimin e Ish Jugosllavisë, pa Kroacinë dhe Slloveninë, por me Shqipërinë.

“Nuk ka broçkull më të madhe se ajo e krijimit te ish Jugosllavise”, u shpreh kreu i qeverisë në një konferencë për shtyp.

Gazeta gjermane “Die ëelt” shkruante dy ditë më parë nën titullin “Pse Brukseli do të krijojë një Jugosllavi të re”, se një sërë shtetesh në Ballkan duan të jenë pjesë e BE-së, por për shkak se Bashkimi Europian nuk ia del dot aktualisht të bëjë pranime të reja, ai kërkon që të fitojë kohë, përmes një ideje të lindur më parë në Ballkan. “Presidenti i sotëm, Aleksander Vuçiq e kishte formuluar: nuk do të ishte më praktike të lidheshin vendet e Ballkanit në një zonë ekonomike të përbashkët? Ky do të ishte hapi i parë për anëtarësim në BE. BE e pranoi me falënderim këtë ide”, shkruan gazeta gjermane duke e cilësuar unionin doganor si një instrument të mirë për BE që të fitojë kohë. “BE-së nuk i duhet të pranojë anëtarë të rinj, por në të njëjtën kohë ruan influencën e saj në Ballkan.”

“Die ëelt” thekson se Ballkani nga ana ekonomike është për europianët i parëndësishëm, por ai ka rëndësi në kontekstin e historisë europiane. Kohët e mëdha të zgjerimit kanë kaluar, prandaj prej vitesh po diskutohet si një instrument unioni doganor, një instrument që e çaktivizon fuçinë e barutit me emrin Ballkan dhe nga ana tjetër nuk e detyron BE të zgjerohet.

“Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka sjellë formulën “Varësi pozitive”, e cila mund të ndikojë në çtensionimin e konflikteve etnike në rajon. Por në fakt kjo do të ishte një rilindje e Jugosllavisë së vjetër, sigurisht  vetëm si union doganor dhe transporti. Pa Kroacinë e Slloveninë që janë pjesë e BE. Por këtë herë bashkë me Shqipërinë. Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia -do të kishim pra një union të shteteve pasuese më të varfra të Jugosllavisë. Mund ta kuptosh pse Beogradit i pëlqen një gjë e tillë. Në një konstelacion të tillë, Serbia do të ishte një peshë e rëndë.”

 

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. E tha z Rama se s ka broqkull dhe apsurd me te madhe se krijimi i nji Jugosllavie te Re , nji Jugosllavie te trete pa Sllovenine dhe Kroacine qe jane shtete sllave dhe me Shqiperine e Kosoven qe asnji lidhje gjenetike, biollogjike, kulturore , gjuhesore , fetare dhe historike skemi te perbashket me sllavet e jugut.E vetmja e perbashket qe shqiptaret kane me sllavet e jugut eshte urrejteja e skajshme , urrejteja patologije per njeri – tjetrin nga arsyeja te padrejtesive historike qe na bene keta sllav duke u bashkuar te gjithe bashke kunder shqiptareve dhe duke na grabitur trojet tona,duke na deportuar nga trojet tona me soldatesken dhe priftrijt e tyre , duke na asimiluar dhuneshem nga shqiptar ortodoks ne nji etni ortodokse sllave dhe pameshireshme duke na vrare .Tani , z.Hahn mendon se pase gjithe kesaje qe ndodhi me shqiptaret shkekullin e kaluar, ne do te pranojme te bashkohemi prap me sllavet qe paraqet nji idiotizem i llojit te vete
    Kurse z.Rama kete ide e quan brokulle te madhe por ,a mendon Ai se brokull akoma me e madhe ishte takimi i tij me Aleksander Vuqiq ne Stamboll ku , mese tyre kishin presidentin turk Erdogan. Aleksander Vuciq, presidenti serb shkoi ne Stamboll ne vend qe te ishte ne Potoqare te Srebrenices ne Bosnje ne nderim dhe shenimin e 22 vjetorit te masakres se Srebrenices dhe 8.000 viktimave te pafajeshme , aty duhej te ishte edhe Ivica Daciq , minister i jashtem serb dhe jo te shkonte ate dite ne Athine , nga ku na porosit ne shqiptaret se eshte rezik per Ballkanin Perendimor bashkimi i shqiptareve ne nji shtet kurse , ky debil karpatesh e pelqen idene e krijimit te nji Jugosllavie te Re.
    Ne shenje respekti, per drejtesi te viktimave, ne ballafaqim te vertetes dhe realitetit , ne Potoqare te Srebrenices do duhej te ishit edhe Ju kryeminister Rama , atje do duhej te ishte dhe presidenti turk Erdogan dhe , jo ne Stamboll te takohen me kriminelin Vuciq duke e rehabilituar ate si pjesemarres i drejteperdrejte i gjenocidit te Srebrenices , Vukovarit , Recakut e Mejes, Rahovecit , Suharekes , Krushes se Madhe , Krushes se Vogel ..po po z.Rama , eshte broqkull me e madhe , eshte turp me i madh te jesh ne krah te nji xhellati sepse , kur shkon e takohesh me nji kriminel ne Stamboll ateher , ateher z.Rama logjikishte, je edhe per krijimin e Jugosllavise se Re ngase , Ju e dini se kjo ide e krijimit te Jugosllavise se Re dele pikrishte nga koka e smure e mikut tuaj Aleksander Vuciq

    Përgjigju ↓