OPINION

Tentativa për grusht shteti e 15 korrikut dhe FETO

08:04 - 14.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play





Nga Sinan Cem Baş

 

“Jini elastikë, shpërndahuni në të gjithë kapilarët. Pa e vënë re askush praninë tuaj, marshoni përpara në kapilarët e sistemit deri sa të mbërrini në të gjitha qendrat e pushtetit… Duhet të prisni derisa të jeni të gjithë dhe derisa kushtet të jenë të përshtatshme. Veçanërisht gjithmonë duhet të jeni shumë përpara në frontin kundërshtar përsa i përket marrjes së informacionit”. Këto fjalë të shprehura në një mbledhje të fshehtë i përkasin Fetullah Gylenit, lider i Organizatës Terroriste Fetoiste (FETO) dhe që vazhdon të jetojë në Pensilvani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ekspertët e terrorizmit pranohet se tiparet kryesore që karakterizojnë FETO-n janë sigurimi i burimeve njerëzore nga institucionet arsimore që administron, fshehtësia, obskurantizmi, lidhjet e rrepta të hierarkisë, heshtja e plotë, organizimi sipas celulave, pseudonimet, përdorimi i programit sekret të komunikimit i quajtur Bylock, maskimi i veprimtarisë me institucionet arsimore.

FETO ka si objektiv të ndërtojë një rend shtetëror të mbështetur në oligarkinë e një bashkësie totalitare dhe shndërrimi i saj në fuqi aktive politike dhe ekonomike në planin ndërkombëtar. Para një viti, natën e 15 korrikut 2016, FETO nëpërmjet pasuesve të saj me uniformë, përfshirë edhe gjeneralë dhe admiralë, të cilët për shumë vite dhe fshehtësisht kishin ngritur çerdhet e tyre në gjirin e Forcave të Armatosura të Turqisë ndërmorën një tentativë për grusht shteti për të eliminuar Presidentin dhe Qeverinë e Republikës së Turqisë, si dhe për të ndryshuar rendin kushtetues. Gjatë tentativës për grusht shteti, militantët e FETO-s bllokuan me tanke dhe mjete të blinduara dy ura që lidhin dy brigjet e Stambollit dhe shtinë në dorë me anë të tankeve aeroportin e Stambollit, një ndër aeroportet më të rëndësishëm të botës. Duke përdorur tanke, mjetë të blinduara dhe armatim të rëndë, FETO u mundua të marrë në zotërim shumë objekte strategjike duke filluar nga Bashkia e Madhe e Stambollit deri në organe të shtypit; nga komisariate të policisë deri në bulevarde kryesore.

Deputetët e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Parlament, të pozitës dhe të opozitës, për t’i dalë zot demokracisë dhe Parlamentit u mblodhën në sallën e mbledhjeve plenare të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (Parlamentit). Ndërkaq, militantët e FETO-s me avionë dhe helikopterë ushtarakë bombarduan disa herë mjedisin ku ndodhet ndërtesa kryesore e Parlamentit, Pallatin Presidencial dhe Qendrën e Trupave Speciale të Policisë. Snajperë në mënyrë të pamëshirshme dhe rastësore hapën zjarr ndaj popullit turk të paarmatosur dhe të pambrojtur, i cili duke mos dashur që shtetin t’ia dorëzonte kontrollit të tradhtarëve fetoistë dhe për t’i dalë zot demokracisë, ishte grumbulluar përpara ndërtesave publike, në ura, sheshe dhe bulevarde.

Gjatë sulmeve të pabesa 250 shtetas turq ranë dëshmorë dhe mijëra të tjerë u plagosën. Ndërkaq, pothuajse të gjitha organet e medias, ndonëse ishin nën presionin serioz të militantëve fetoistë puçistë, duke transmetuar programe kundër tentativës për grusht shteti, i dëshmuan ngjarjet dhe mundësuan që ato t’i përcilleshin drejtpërdrejt opinionit publik botëror. Grushti i shtetit u pengua, sepse ndeshi në një rezistencë të gjerë dhe të fuqishme. Brenda një kohe të shkurtër u ndaluan shumë ushtarakë, punonjës policie dhe pjesëtarë të gjyqësorit, të cilët u vlerësuan si anëtarë të FETO-s. Në dëshmitë e tyre ata kanë theksuar qartësisht se urdhri për grusht shteti ishte dhënë nga Fetullah Gylen, banues në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se veprimet e tyre i kishin kryer sipas sistemit komandues brenda hierarkisë të Organizatës Terroriste Fetoiste.

Për shembull, gjeneral brigade Hakan Evrim, anëtar i FETO-s, i cili natën e grushtit të shtetit mbajti rob shefin e Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar, i tha atij: “Të organizojmë një bisedë mes jush dhe liderit tonë të bindjeve, Gylen”. Gjithashtu, Hakan Evrim në dëshminë para gjykatës deklaroi se “kishte 30 vjet që ishte pasues i Fetullah Gylenit”. Aktualisht ndaj të dyshuarve po vazhdojnë 78 procese gjyqësore në 23 rrethe. Prokurorët kanë deklaruar me mijëra prova se FETO ishte pas tentativës për grusht shteti. Lideri i FETO-s, Fetullah Gylen, në një regjistrim në video të vitit 1999 ka shprehur hapur se organizata ka si objektiv “të zotërojë strukturat gjyqësore, civile, administrative të shtetit dhe institucionet e sigurisë dhe në të njëjtën kohë të shndërrohet në një fuqi të madhe aktive politike dhe ekonomike në nivel ndërkombëtar”. Kjo organizatë obskurantiste, e cila ka edhe dimensionin ndërkombëtar dhe që veçanërisht pas vitit 1990 është hapur drejt botës, përfshirë edhe Shqipërinë, ka ngritur struktura të ngjashme si ato në Turqi edhe në afërsisht 160 vende, para se gjithash në arsim dhe në tregti.

Në këtë mënyrë është e dukshme infrastruktura e saj financiare dhe organizative edhe në nivel ndërkombëtar. FETO ka realizuar veprimtari të ndryshme për rininë nëpërmjet shkollave, universiteteve, konvikteve private, shtëpive të nxënësve dhe kampeve verore. Është propaganduar organizata duke nxjerrë në pah histori personale suksesi, një pjesë të të cilave gjatë konkurseve të organizuara nga vetë ajo. Me anë të vizitave familjare është zgjeruar masa e simpatizantëve dhe institucionet e tyre arsimore kanë gjetur popullaritet mes njerëzve.

Në këtë mënyrë është siguruar pjesa më e rëndësishme e burimeve njerëzore të organizatës. Kjo organizatë, që është objekt i hetimeve dhe gjykimeve për shumë vepra penale si “krijim dhe drejtim të organizatës terroriste të armatosur (ngjarjet e 15 korrikut 2016 treguan qartë se organizata mund të përdorë kundër popullit pa mëshirë çdo lloj armatimi të rëndë nëse do ta gjykojë të nevojshëm), tentativë për eliminim të qeverisë, falsifikim në dokumente zyrtare, sajim të veprave penale, mashtrim i cilësuar, cenim të privatësisë, borxhe, regjistrim i paligjshëm i informacioneve, pastrim parash”, bashkë me strukturat e saj institucionale janë një kërcënim për sigurinë kombëtare, janë një rrezik për çdo vend ku ato ndodhen, përfshirë Shqipërinë, për çdo individ dhe për çdo familje me të cilat kontaktojnë. Në ato vende ku gjenden struktura dhe zgjatime të FETO-s është në interes të vetë këtyre vendeve që duke pasur parasysh zhvillimet në Turqi të marrin masat e nevojshme ndaj veprimtarive dhe burimeve financiare të organizatës.

 

* Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pershendetje nga Kasemi z. Sinan.Ju si zedhenes i Erdoganit ne Shqiperi ate detyre keni te mbroni sa te mundni sistemin politik te Turqise sado i kritikueshem eshte nga bota demokratike.Aferim.Por e ke gabim kur na jep “urdhera” te mbyllim shkollat apo te nderpresim marredheniet me te ashtuquajturin “armik” e nxites i grushtiit te shtetit z.Gylen.Ajo eshte puna juaj pra e shtetit te sotem Turk neser….allaversem.Mos kerkoni me shume se krieministrin Rama katolik i cili me sa duket po kthehet ne Ramadan.Sa per Dylen-in te ashtuquajturin “terrorist” ai gezon te gjitha te drejtat prej vitesh ne shtetin me demokratik pra ne USA.Harrojeni “vellezer te nje gjaku”.Po nuk patem zene ment nga histori-gjeografia Haram e pacim.

    Përgjigju ↓
  2. Grushti iashtuquajturi I tille ishte nje sajese alla E Hoxha per te hequr qafe kundershtaret e tij dhe per te perforcuat pozitat per me shume pushtet.te cilen e hariti ne rferendumin e fundit.po te mos kishte sajuar poucin ushtarak nuk do te fitonte ne referendum

    Përgjigju ↓