Bota

Austria dhe Gjermania bëhen bashkë : BE do bënte mirë që t’i kushtojnё mё shumё vёmendje Ballkanit Perёndimor

15.07.17 gsh.al

Presidenti i Gjermanisë, Steinmeier zhvilloi vizitën e parё nё Austri në funksionin e presidentit. Nё takimin me presidentin austriak Van Der Bellen ata u shprehën pёr mё shumë ndihma pёr Ballkanin Perëndimor.

Presidentёt e dy vendeve fqinjё gjatё njё takimi tё pёrbashkёt bёnё thirrje, qё vendet e BE-sё t’i kushtojnё mё shumё vёmendje Ballkanit Perёndimor.

“BE-ja do tё bёnte mirё, qё t’u ofrojё dorёn konkretisht gjashtё vendeve”, tha presidenti i Gjermanisё Frank-Walter Steinmeier nё takimin e parё me kreun austriak tё shtetit Alexander Van der Bellen nё Vjenё. Gjendja e vendeve pasuese tё ish-Jugosllavisё vazhdon tё jetё e vёshtirё, tha Steinmeier. Atij i ёshtё bёrё sё fundi e qartё, se “stabiliteti nё Bllkanin Perёndimor ёshtё i garantuar, nёse ruhet perspektiva europaine”. Edhe presidenti i Austrisё Van der Bellen u shpreh pёr mё shumё “vёmendje” tё BE-sё ndaj Shqipёrisё, Bosnje-Hercegovinёs, Serbisё, Maqedonisё, Malit tё Zi dhe Kosovёs.

Nё rajon mbizotrojnё konfliktet etnike. Pёrveҁ kёsaj Rusia pёrpiqet tё zgjerojё influencёn nё Ballkan. BE-ja antarёsimin e mundshёm tё gjashtё vendeve e ka kushtёzuar me njё proces me disa etapa. Gjatё vizitёs sё tij tё parё nё Vjenё, qeveria e sё cilёs ndjek njё kurs kundёr migrantёve, Steinmeier kritikoi edhe formulat e thjeshtuara dhe zgjidhjet nё nivel kombёtar pёr problemitn e refugjatёve.

Austria diskuton mbylljen e kufijve

“Kush e anashkalon Europёn nё zgjidhjen e domoshme aktuaisht, vepron me dritshkurtёsi, sipas mendimit tim”, tha Steinmeier. Nёse kёrkohen ndryshime nё itinerarin e Mesdheut mё tё pёrdorur ktualisht prej  refugjatёve, mbetet gjithmonё ҁёshtja e menaxhimit konkret. Nё Austri ministri i Jashtёm Sebastian Kurz (ÖVP) mbёshtet kёrkesёn pёr mbylljen e itinerarit tё Mesdheut. “Eshtё evidente, qё refugjatёve qё vijnё nё Mesdhe ne duhet t’u japim arsye pёr tё qendruar nё atdheun e tyre”, u shpreh Steinmeier duke bёrё thirrje pёr zgjidhje gjithёpёrfshirёse.

Van der Bellen u shpreh nё kontekstin e spekulimeve pёr njё mbyllje tё mundshme tё kalimit kufitar nё Brenero mes Austrisё dhe Italisё, qё kjo tё mos ekzagjerohet.  Masat e fundit tё qeverisё sё Vjenёs nё kёtё drejtim janё “masa tё pёrgatitjes teorike pёr njё rast ekstrem, qё nё fakt nuk ёshtё ende konkret.”.Nё programin e Steinmeierit ishte edhe njё takim me kancelarin e Austrisё Christian Kern (SPÖ) si dhe njё bisedё me intelektualё, ku merrnin pjesё ndёr tё tjerё shkrimtari austriak Robert Menassedhe filozofi Konrad Paul Liessmann.

DW

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *