SPORT

Ekskluzive / Shkaktoi penalltinë, Serran kërkoi largimin nga Kukësi: Nuk mund ta bëja atë gjë, po iki!

09:49 - 15.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kukësi ka humbur ndeshjen e parë të Champions-it përballë moldavëve të Sherif Tirasdapolit, edhe pse ka bërë një paraqitje të mirë. Shkak është bërë një gabim i mbrojtësit spanjoll të verilindorëve Albert Serran, i cili është afruar me bujë në radhët e kampionëve. Ky i fundit preku topin më dorë në zonë ne minutën e 77-të, duke shkaktuar 11-metërsh që u kthye në gol.

“Panorama Sport” zbulon se pas ndeshjes spanjolli e ka përjetuar shumë keq faktin që ka shkaktuar një 11-metërsh. Madje, që prej mbërritjes së ekipit në hotel pas ndeshjes mësohet se Serran ka qëndruar i heshtur, por ka gjetur mbështetjen e shokëve. Shkak për këtë gjendje të tij është fakti se ai e ka konsideruar veten fajtor dhe nuk e ka përballuar presionin psikologjik që ka pasur.

“Nuk mund ta bëja atë, ndihem shumë keq. Po e mbyll këtu aventurën me Kukësin, po iki. Realisht nuk më besohet, por ishte diçka instiktive, pasi kundërshtari që kisha afër isha i bindur se do të shënonte”, mësohet t’u ketë thënë shokëve të ekipit mbrojtësit spanjoll, pasi takimi kishte përfunduar. Por situata ka qenë shumë e rënduar, aq sa lojtari ka qenë i bindur për t’u larguar, duke parë edhe disa reagime të drejtuesve të klubit që në njëfarë mënyrë i kërkuan llogari për atë veprim të çuditshëm.

VENDIMI

Me kalimin e orëve ideja e Serran për t’u larguar është përforcuar edhe më shumë. Fillimisht ka qenë trajneri Gjoka që ka bërë një shpjegim teknik të situatës, duke shpjeguar se kundërshtari pas Serran më shumë gjasa do të realizonte. Duke u gdhirë dita e enjte, futbollisti ka pasur edhe një takim me presidentin Gjici.

Me ndihmën e një përkthyesi numri një i klubit verilindor i është munduar që të qetësojë lojtarin, duke e vënë në dijeni të situatës dhe dhënë garanci për të ardhmen. Duket se më mbështetjen e lojtarëve dhe drejtuesve, Serran e ka kaluar shokun psikologjik dhe pritet të vazhdojë normalisht me skuadrën. Në rast se do të vendoste që të largohej nga ekipi, ai duhet të kthente një shumë majme në klub, pasi do të konsiderohej si prishje e njëanshme e kontratës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.