BOTA

Shqiptari pështyn çiftin homoseksual në tren, përfundon në burg

12:03 - 15.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ata ishin ulur afër një shqiptari dhe kishin shkëmbyer puthje në faqe. Kjo si duket ishte e tepërt për shqiptarin, i cili është ngritur dhe e ka pështyrë.

Një çift homoseksualësh janë fyer nga një shqiptar në tren. Ai tashmë do të qëndrojë në paraburgim deri më 25 korrik, shkruan “ekstrabladet.dk”, duke u bazuar në raportimet e “TV2 Lorry”.

Simon Schelde dhe i dashuri i tij ishin rrugës nga Kopenhageni në Jutland. Ata ishin ulur afër një shqiptari dhe kishin shkëmbyer puthje në faqe.

Kjo si duket ishte e tepërt për shqiptarin, i cili është ngritur dhe e ka pështyrë. Simon është ngritur për të pyetur se ku është problemi, derisa sipas deklaratës së tij ai e ka goditur në kokë.

Disa pasagjerë në tren, së bashku me punonjësit e kanë mbajtur shqiptar, derisa treni arriti në Høje Taastrup, aty ku e priste policia.

Prokurorja Tina Birg ka bërë të ditur se ai është arrestuar dhe do të mbahet deri më 25 korrik. Ai e mohon fajin. Ekziston frika se ai mund të largohet.

Shqiptari i cili ardhur për të vizituar një shok në Danimarkë tashmë do të akuzohet për fyerje. Por, paragrafi 81 i Kodit Kriminal e bën rrethanën më rënduese, sepse akti i krimit është bazuar në origjinën etnike, besimin dhe orientimin seksual.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. ja pse jemi kaq mbrapa botes ne,sa njerez te tjere rrotull ka pasur aty, pse s;reagoj asnje e na doli ky trimi,,,,nqs se ste pelqen dicka largohesh dhe me e fundit mund te komentosh, po si tha ai ke filmi shtigje lufte. kshu eshte kur ha buke misri me gjize.edhe nje here rezil ne syte te botes.

    Përgjigju ↓