BOTA

Eurodeputeti hungarez në kampin e LRI në Jalë: Organizim i shkëlqyer, e majta në Shqipëri po i jep vëmendje të rinjve

15:56 - 16.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Eurodeputeti Tibor Szanyi u shpreh mjaft i kenaqur nga organizimi i kampit te IUSY-t ne Jale, i organizuar nga LRI.

“Eshte hera e dyte qe marr pjese ne nje festival te IUSY-t. I pari ka qene 10 vjet me pare ne Hungari. Me se shumti kam marre pjese ne takimet e forumeve rinore sociale europiane. Pas nje dite qendrimi ketu, mund te them se ky aktivitet eshte me i miri. Persa i perket organizimit dua te them se organizatoret kane bere nje pune te shkelqyer. eshte e Veshtire te organizosh nje event te tille me mbi 1000 veta, shumica e te cileve vijne nga jashte keshtu qe me te vertet dua ti pergezoj per kete. Situata politike ne Shqiperi pati efekt dhe te ky event. Jeta politike ne Shqiperi eshte shume aktive dhe dinamike. Edhe pse te majte ka konkurrence midis forumeve rinore te majta. E majta ne Shqiperi po u jep shume vemendje te rinjve. kjo kuptohet dhe nga fakti qe ne parlament do jene shume deputet te rinj ne moshe. dje ne ceremonine hapese te aktivitetit nga fjalimet qe u bene, shumica e te rinjve e kane kuptuar kryefjalen e se majtes qe eshte Solidariteti. Shqiperia po ecen shpejt drejt integrimit europian, por ky do te jete nje udhetim i gjate dhe me plot sfida per tu perballuar. si anetar i Komisionit te Zgjerimit ne Parlamentin Europian puna ime eshte e lidhur kryesisht me ecurine e progresit te Ukraines, por gjithashtu une ndjek dhe ecurine e vendeve te tjera aspirante per tu anetaresuar ne Be, persa i perket Shqiperise do te thosha qe eshte nje potencial historie suksesi”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.