Kryesore

“Basha të iki fare nga Shqipëria”, ja si i përgjigjet Patozi qytetarëve të irrituar

20:19 - 17.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Korça Astrit Patozi i është përgjigjur Eduard Selamit që i ka kërkuar të bashkohet në garën e PD-së.   “Eduard Selami na ka ftuar ne që ta mbështesim. Ai ka bërë një gabim shumë të rëndë që pranoi atë garë. Në rast se nuk do të hynte në histerinë e politikës shqiptare si një patericë e shëmtuar, tani duhet të largohet nga kjo garë një minut e më parë” tha Patozi. Ndërsa më tej, në bashkëbisedim e qytetarët e Korçës, ata i kanë kërkuar që Lulzim Basha të iki fare nga Shqipëria.

“Ne kërkojmë që Lulzim Basha të iki dhe nga Shqipëria” u shpreh qytetari. Por nga ana e tij Patozi i është përgjigjur: “Ne nuk kërkojmë këtë. Ne nuk mund të presim që kryetari ynë të humbi disa herë zgjedhjet radhazi. Basha është shprehur se unë gabova, por gabimet e mia ishin politike. Por mire mor zotëri, ne për politikë të çuam nuk të çuam për ekonomi apo për sport. Një njeri që e çoi ekipin në kategorinë e dytë, nuk mund ta nxjerri më në krye. Unë do iu ftoja të mos kalojmë në ofendime apo përjashtime, që njëlloj si ne dhe ata janë pjesë se e PD-së”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.