SPORT

Gara për trajnerin e ri të kombëtares/ Arrihet marrëveshja, Kristian Panuçi zyrtarisht trajneri i kombëtares

13:05 - 17.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Cristian Panucci pritet të jetë zëvendësuesi i Giani De Biazi, i cili do të drejtojë kështu Kombëtaren tonë të futbollit.

Mësohet se Panucci, ish-mbrojtës i kombëtares italiane, pritet të vijë në Shqipëri ditën e mërkurë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Panuccin. Tashmë “telenovela” e trajnerit që do të zëvendësojë Xhani De Biazin në stolin kuqezi, siç duket do të mbyllet me zyrtarizmin e Panuccit në drejtimin e kombëtares

Italiani karrierën e tij në drejtimin e ekipeve e ka nisur si asistent i Fabio Kapelos në kombëtaren ruse dhe më pas ka drejtuar skuadrat e Livornos dhe Ternanës.
PËRZGJEDHJA

Dilemat për teknikun e ri kanë qenë të ndara mes një kandidati që do të kishte eksperiencë të mjaftueshme apo një tekniku që ka pasur karrierë brilante në futbollin e luajtur dhe numëron më pak ekipe të drejtuara. Profilin e këtij të fundit ka pasur edhe Panuçi.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares italiane ka qenë një nga “nxënësit” më të besuar të Fabio Kapelos. Ky i fundit e ka pasur Panuçin në skuadër edhe kohët e fundit në drejtimin e Rusisë, në rolin e ndihmës trajnerit. Jo vetëm kaq, por edhe motivimi maksimal për të marrë një skuadër Kombëtare, e ka mbajtur Panuçin në garë si pretendent për stolin.

Ai, gjithashtu ka pranuar një pagë fare të ulët në krahasim me kandidatët e tjerë. Megjithëse, eksperienca e ish-trajnerit të Napolit kanë bërë De Kanion që të shihej me më tepër prioritet nga Armand Duka dhe FSHF, Panuçi duket se “po merr krahun” dhe pritet që të pasojë De Biazin në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.