Horoskopi

Horoskopi i datës 17 korrik 2017

07:26 - 17.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Marsi në shenjën tuaj ju dhuron energji për t’iu përkushtuar angazhimeve të përditshme, ndërsa Urani ju mbështet me ide gjeniale për të lëvizur gjithçka. Do t’ia dilni të nisni një projekt që po e mendoni prej shumë kohësh: rezultatet nuk do të vonojnë.

DEMI

Me Mërkurin te Peshqit, thellohuni në gjërat që ju përshtaten dhe ju interesojnë më shumë, dhe do të rrisni kompetencat tuaja profesionale. Mërkuri bashkëpunëtor do t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontin dhe të pasuroni lidhjet me të tjerët.

BINJAKËT

Nuk është momenti për të marrë vendime të nxituara: para se të lëvizni, mendohuni mirë! Druajtja se mos dilni keq, për fat, do t’ju shpëtojë! Ndikimi i Mërkurit do të bëjë që të jeni jo të qetë, jo të saktë dhe të shpërqendruar. Mundohuni të mos ndikoheni.

GAFORRJA

Jupiteri ju cakton pak energji dhe burime, pak mundësi konkurrence, pak mirëkuptim shoqëror dhe vështirësi në përmbylljen e kontratave. Me Marsin armiqësor, mund të keni tensione në çështje familjare që nuk do të jenë shumë të lehta për t’u zgjidhur.

LUANI

Të shpërblyer nga Venusi e Marsi, krijimtaria juaj do të jetë më shumë se kurrë e spikatur, qofshi apo jo artist. DO të jeni të suksesshëm në punë. Saturni vazhdon veprimtarinë e vet që ndikon pozitivisht te ju. Autoritetin dhe besueshmërinë do t’i keni në ngritje.

VIRGJERESHA

Për shkak të Neptunit jo të favorshëm te Peshqit, nganjëherë kush ju qëndron pranë mund t’ju duket se ju kundërshton. Kërkoni një bisedë sqaruese. Ndërsa jeni nën ndikimin e Neptunit, mos e merrni çdo gjë për të mirëqenë.

PESHORJA

Nëse jeni beqarë, Jupiteri mund t’ju ndihmojë të zgjeroni njohjet dhe të lindin histori të reja. Nëse keni një partner, çlironi pasionin. Me Uranin kundër, duhet të bëni kujdes në çështje dhe negociata që kanë të bëjnë me punën.

AKREPI

Neptuni për ju luan një rol gjithmonë thelbësor dhe ju dhuron intuitën dhe aftësinë për t’u marrë vesh me të gjithë, edhe në heshtje. Mos merrni përsipër shumë angazhime që e dini se nuk keni mundësi t’i menaxhoni. Mësoni të thoni jo.

SHIGJETARI

Me pozicionimin e Saturnit nuk duhet të ngadalësoni ritmin për të realizuar një projekt me sukses. Ndoshta do t’ju duhet një kohë e gjatë, por ç’rëndësi ka, jeni në çift! Saturni do t’ju ndihmojë të stabilizoheni dhe të ndërmerrni rrugën e qëndrueshmërisë.

BRICJAPI

Pozicioni negativ i Uranit mund t’ju shtyjë të merrni vendime të papritura dhe të bëni ndryshime të rastit. Pa u shqetësuar, jepuni zgjidhje të prerë situatave të ndryshme. Nisur nga pozicioni i Marsit, bëni kujdes ndaj ndonjë shqetësimi të shkaktuar nga vrulli i tepërt.

UJORI

Me Hënën që i buzëqesh Venusit, ngjarje entuziazmuese dhe sensuale do t’ju stimulojnë jetën sentimentale. Do të dini të përçoni gëzim kudo. Një Uran i shkëlqyer do të vërë në plan të parë mendjemprehtësinë e juaj. Mësoni t’i besoni intuitës së juaj.

PESHQIT

Nën ndikimin e Hënës që grindet me Saturnin, do të keni keqkuptime të mundshme në familje, e për rrjedhojë një ndjenjë fajësie për çdo gjë pa arsye. Klima e ftohtë ju bën të mbylleni në shtëpi, por angazhimet e ndryshme ju shtrëngojnë të jeni në lëvizje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.