AKTUALITET

I premtonte vende pune në shtet për 2 mijë euro, arrestohet 28-vjeçarja nga Elbasani

19:37 - 17.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “KOORDINATORJA”

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetases:

  1. K.,  28 vjeçe  banuese  në Elbasan.

Ndalimi i saj, u bë në kuadër të një proçedimi penal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 245/1 dhe 143/2 të Kodit Penal. Kjo shtetase, dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet ti ketë marrë 500 – 2000 Euro  në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore.  Këtë aktivitet, dyshohet ta ketë bërë nga muaji Maj 2016 – Mars 2017. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.