EKONOMI

Maturantët , ja çfarë duhet të bëni para se të aplikoni për në universitet

12:42 - 17.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tashmë të gjithë maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta para se të aplikojnë për programin e studimit në universitet duhet të regjistrojnë në sistem notën mesatare.

Sipas ministrisë kjo procedurë duhet të kryhet deri me 28 korrik.

Ndërsa fillimisht duhet të paguani pranë bankave të nivelit të dytë shumën prej 2 mijë lekësh.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar në faqen e saj në internet hapat që duhen ndjekur së bashku me faturën e arkëtimit, të cilën maturantët pas pagesës duhet të paraqesin në drejtorinë e shkollës ku kanë aplikuar për formularin A1.

Pas dorëzimit të mandatit, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistem notën. Maturantët që nuk ndjekin këtë procedurë nuk mund të aplikojnë për në Institucionet e Arsimit të Lartë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.