Kryesore

Niko Peleshi rrëfen si i survejonin 100 eskavatoristë nga zyrat e kryeministrisë!

21:17 - 17.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish zv.kryeministri Niko Peleshi ka rrëfyer në një intervistë për Abcneës si i ruanin nga kryeministria eskavatorët punonin për kanalet e kullimit në të gjithë Shqipërinë. Në intervistën me gazetaren Juli Xhokaxhi, Niko Peleshi e tregoi me mburrje si i qëndronin mbi kokë eskavatoristëve, që mund të ndërprisnin ndonjëherë punën për të pirë një kafe. Kontrollet bëheshim me GPS dhe survejimi ishte i rreptë.

“Duhet të dini se 100 eskavatorëve që erdhën nga jashtë, iu vendosëm GPS për kontrollin e tyre nga një zyrë në kryeministri. Dhe kur ndonjë nga eskavatoristët ulej të pinte kafe, i binte telefoni nga kryeministria dhe i thohej: Çohu! Duket për të qeshur po kshu është në të vërtet” tregoi Peleshi, ndërsa gazetarja në studio mezi e mbajti të qeshurën.

Ky sistem kontrolli më shumë se me një ide e Rilindjes humaniste ngjan me makthet e kampeve të përqëndrimit të nazistëve.

I qetë dhe i sjellshëm në komunikim, Niko Peleshi e rrëfeu këtë trajtim të punëtorëve me kënaqësi.

Ikja e Peleshit nga kryeministria, duket se ka qenë një lajm i mirë për eskavatoristët e kanaleve kulluese, të cilëve telefonata nga kryeministria duhet t’i jetë shndërruar në një sindromë frike edhe kur ulen të pinë kafe pas pune.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.