Show-Bizz

Nora për pak sa e ka “braktisur” Robertin në ditën e dasmës

08:44 - 17.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


I ftuar në “Thumb”, bashkëshorti i këngëtares kosovare Nora Istrefi, Roberti u shpreh i çuditur sepse nuk e di pse vazhdojnë të dalin fjalë të tilla kur ata nuk janë ndarë asnjëherë. Por pastaj, i pyetur çfarë nuk i pëlqen te Nora, u kujtua se ndoshta e dinte arsyen. “Është tip që vonohet shumë; kjo më ka nervozuar shumë gjatë gjithë kësaj kohe. Mendo, u vonua edhe në dasmë! Ne kemi 10 vjet bashkë, ama 12 vjet kemi qenë të ndarë”. Robert Berisha u përgjigj me ironi lidhur me lajmet për ndarjen me Norën, që s’duket të kenë ndonjëherë të mbaruar. Në ka diçka që e fut në sherr me Norën, është pikërisht kjo, vonesa. Roberti tregoi se nuk kanë për t’u pajtuar ndonjëherë në këtë pikë, ndaj edhe grinden. Me gjysmë ironi, tha se mund të jetë kjo arsyeja pse i përflasin kaq shumë. “Duhej të vinte në 20:30 dhe erdhi në 22:15. Unë ndenja duke pritur në hotel, i veshur dhe gati. Kjo është arsyeja e sherreve tona më të mëdha. Prandaj na bëjnë të ndarë”.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.