Show-Bizz

Rrëfehet Anjeza Branka: Ja cili është “Ai” në jetën time

09:00 - 17.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Këngëtarja e njohur Anjeza Branka, ka nxjerrë para dy ditësh klipin “Ai”, ku shfaqet në formë fantastike nën tingujt e një kënge latine. Në një intervistë për “Summer Pages”, Anjeza na rrëfen më tepër rreth klipit dhe jetës së saj. Ajo tregon se cili është “Ai” në jetën e saj dhe gjithashtu cila është dashuria e saj e madhe.


Si erdhi ideja e klipit të ri me titullin “Ai”?
Kisha kohë që po mendoja ta bëja këtë klip. Zgjodha pikërisht sezonin e verës për ta lançuar për shkak edhe të ritmeve që ka, duke qenë se flasim për një këngë me ritme latine. Deri tani kënga është pritur shumë mirë, ka marrë shumë klikime e fansat më kanë falënderuar dhe komplimentuar për këngën e re. Shpresoj të shndërrohet, pse jo, në një “hit” të verës.
Kush është “Ai”?
Ai është një tradhtar që luajti me ndjenjat e mia. Por dua të theksoj se “Ai” është vetëm një subjekt teksti.
Pra nuk ekziston asnjë “Ai” në jetën e Anjezës?
Të paktën jo i tillë në jetën time.


Kush është në jetën e Anjezës tani?
Jam e rrethuar nga shumë dashuri.
Cila është dashuria jote më e madhe?
Djali, është bekimi më i madh dhe do të mbetet ai gjithmonë në jetën time.
Nëse do të flasim për një marrëdhënie të re, kush është në jetën e Anjezës?
“Ai” është gjithmonë sekret!
Të shohim gjithnjë me linja perfekte. Si e mban veten në formë Anjeza?
Në fakt janë më tepër gjenetike format që kam, por mund të them gjithashtu që e kam pasion palestrën dhe ushtrohem shumë.
A do të vazhdosh të postosh foto seksi?
Unë gjithnjë postoj foto seksi. S’kam çfarë të fsheh nga trupi im sepse i kam format perfekte.
Ku do t’i kalojë pushimet Anjeza këtë verë?
Në fakt kam një sezon shumë të ngjeshur me koncerte, megjithatë do të gjej kohë për ta kaluar me shoqërinë, por edhe me djalin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.