Speciale

Rrëfimi/ Gruaja e djalit të ish bosit të “VEFA-s”: Vehbiu na ka ngritur kurth. Ne duam të kthejmë 647 mijë dollarë por…

12:30 - 17.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bashkëshortja e Artan Alimuçajt, djalit të ish-bosit të “VEFA”-s, që u arrestua disa ditë më parë për pastrim parash, ka denoncuar në Polici se i shoqi është kërcënuar në burgun e Fierit nga persona civilë që edhe e kanë dhunuar. Juristja 37-vjeçare S. Alimuçaj, e cila për arsye sigurie nuk do të identifikohet, rrëfen makthin që ka kaluar që nga momenti i arrestimit të të shoqit dhe pasiguria që ka për jetën e tij, por edhe të djalit vetëm 11 vjeç. Në një intervistë ajo tregon se e gjithë kjo histori ndodh vetëm prej faktit që bashkëshorti i saj është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë, e t’i kthejë shtetit shumën prej 647 mijë dollarësh janë depozituar nga i ati në një bankë në Hungari.

Ajo ka dyshimet e saj që pas gjithë këtij skenari fshihet vjehrri i saj, Vebi Alimuçaj, i cili gjithmonë ka qenë kundra vendimit të të birit për të kthyer paratë. Edhe pse nuk është e sigurt plotësisht nëse është vërtet ai që po kërcënon të birin në burg apo jo, bashkëshortja e Artan Alimuçajt shprehet se nuk është aspak çudi që ai, duke u premtuar para personave të ndryshëm, të përdorë këtë formë presioni për të mos humbur paratë. Ajo tregon se edhe dje, kur ishte seanca gjyqësore për pezullimin e ekzekutimit të vendimit, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u përdorën të gjitha format që i shoqi të mos merrte pjesë./Panorama

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.