Tech

Rrëfimi prekës i Irma Libohovës pas humbjes së bashkëshortit: Kur më merr malli hap whatsapp e lexoj bisedat

13:51 - 17.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kanë kaluar 4 muaj nga humbja e bashkëshortit por duket se diva e muzikës shqiptare Irma Libohova ka gjetur forcë për të vazhduar para edhe me projektet artistike. Ndonëse nuk ka shumë këngë me vidoklipe, ajo thotë se do i realizojë premtimet e Besnikut, bashkëshortit të saj dhe do t’i publikojë këngët që i kanë mbetur në projekte.

“Do mundohem të bëj ndonjë videoklip modest në respekt të bashkëshortit tim që i donte këto këngë. Në mënyrë që ato të mbeten. Kur të mos kem shumë punë, besoj nga dimri. Amanetet e Besnikut besoj do i çoj në vend”, tha këngëtarja.

Në një rrëfim prekës në emisionin “Lart e Poshtë”, Irma ka treguar gjithashtu se sa herë e merr malli për të shoqin, hap “Whatsapp-in” dhe lexon bisedat e gjata që bënte me të.

“Ka një boshllëk, por jeta vazhdon dhe unë përpiqem të merrem me punë, vazhdoj gjithë ditën. Herë-herë shikoj kujtimet…mundohem ta heq kokën dhe të mos mërzitem. Mirëpo ato janë aty dhe e kam thënë edhe herë tjetër dhimbja është e atij që ka fatkeqësinë dhe mundohem ta tejkaloj. Por kam njerëz rreth e qark, të cilët ma mbushin ditën time. Ndonjëherë kur jam vetëm hap gjithë chat-in e whatsapp-it që kam me bashkëshortin, i kam ruajtur të gjitha e muhabetet që kemi bërë i kam të ruajtura, mesazhet. Këto janë mungesa që njeriu ka dhe mundohem ta kaloj. Çfarë të bëj, jeta vazhdon”, ka treguar Irma.

Po kështu këngëtarja ka treguar se do të bëhet gjyshe për herë të parë. Djali i saj Ataoli dhe partnerja e tij janë në pritje të një fëmije.

“Unë besoj që ky është lajmi më i bukur dhe prandaj themi gjithmonë që duhet t’i kthejmë sytë nga jeta. S’ka gjë më të bukur kur vjen një jetë. Thonë që është një ndjesi shumë e bukur, s’e kam provuar. Shumë shpejt, besoj që do të kemi një intervistë tjetër për të dhënë edhe ndjesinë e të qenit gjyshe”, – u shpreh Irma Libohova, e cila në shtator do të publikojë këngën e saj të re me titull “Ditëlindja”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.