Kryesore

“Shpërthen” Albina Deda: Ish-ministri la homologun e një vendi dhe nuk begenisi të largohet nga kazinoja e Sharm-el-Sheikut

20:26 - 17.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputetja Albina Deda ka shpërthyer ditën e sotme ndaj kritikëve të Bashës. Në rrjetet sociale Deda ka thënë se në vend që të ulin kokën ëprballë mirënjohjes, rrinë krekosur si gjeli mbi pleh.

Statusi i Albina Dedës

Sa shume mundim per te shfaqur mosmirenjohjen!

(Reagim)

-Jo formimi normal njerezor e politik, por as pjese te thartuara te subkoshiences nuk imagjinoja te prodhonin kaq shume vrer kunder Bashes dhe PD-se

ne kulmin e fushates ne parti.

Keta tipa po shfrytezojne te gjithe atributet dhe avantazhet e dhuruara nga demokratet, nga mundi dhe sakrifica e tyre deri ne sublimitet.

Nga vende bregdetare e resorte luksoze ata po provojne te fundmen karte te armiqesise ndaj njerezve qe i ngriten ne nivele qe as i meritonin dhe as i imagjinonin.

Keshtu nuk veprojne idealistet por mosmirenjohesit dhe nihilistet.

Ata ne vend te kokuljes qe dy humbje rradhazi mbajne “kontributin” e tyre jane krekosur si gjeli maj plehu duke leshuar fyerje, sharje e intriga.

Pafytyresia ne limite ekstreme, privimi gjenetik nga mirenjohja si cilesi humane eshte kategorizimi i ketyre burrave te paburrni.

Ata nuk jane aspak qendrestare dhe as themeltare te demokracise por

bixhozxhinj ne politike e perditshmeri te mesuar te fitojne per dy dekada vetem “Bingo”.

Njeri prej tyre ish minister la te priste homologun e nje vendi mik sepse nuk begenisi te lere kazinone e Sharm-el-Sheikut duke krijuar nje precedent diplomatik te padegjuar.

Dhe sot lyer me figura te shplara letrare shet moral!

Nje tjeter qe apelon per hunj e rrahje ne PD njihet boterisht prej vitit 1992 si shpikes i kusarise ne post-diktature!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.