BOTA

Formimi i institucioneve në Kosovë, diplomati amerikan takon Krasniqin

14:25 - 18.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Nismës, Skender Reçica, kanë takuar sot, Stephen Banks, zv. Shefi i misionit të ShBA-ve në Kosovë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, dhe Stephen Banks, ushtrues detyre i zv. Shefit të misionit të ShBA-ve në Kosovë, gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrat e Nismës për Kosovën, diskutuan për situatën pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Gjatë këtij takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, paraqiti pikëpamjet e tij rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdojnë me procesin e reformave sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës. Po ashtu, u tha se krijimi sa më parë i institucioneve të vendit është më se i nevojshëm për Kosovën. Në fundit të takimit, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Z.Stphen Banks miku amerikan besojme se tani me e ka kuptuar se nga zgjedhjet parlamentare te 2010 , 2014 dhe keto te 2017 ,koga e pase shpallejes se rezulltateve zgjedhore , eshte shendruar ne dicka neveritese sepse ne gjitha keto zgjedhje behet fjale per pozicionimin e individeve dhe subjektive politike kurse , Kosova dhe votuesit e saje jane lene ne margjina dhe as qe egzistojne.
    I vetmi preokupim qe degjojme eshte se ” ata si kane numrat …ne i kemi numrat ” pra , krijohet pershtypje se votuesit , populli i Kosoves dhe shteti i Kosoves nuk egzistojne fare , ne plan te pare jane qite eksponentet politike , pozicionimi i tyre dhe subjektet te caktuara politike …!

    Përgjigju ↓