Kryesore

Rrëfimi i shkrimtares shqiptare: Jam në një marrëdhënie të hapur me bashkëshortin tim!

20:41 - 18.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shkrimtarja dhe artistja Besa Myftiu ka festuar 25 vjetorin e martesës dhe ka guximin të thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj zviceran tani jetojnë një martesë të hapur. Herë pas herë ata bien në dashuri me të tjerë, por sërish janë bashkë dhe gëzohen apo trishtohen për historitë e njëri tjetrit.

Për artisten Besa Myftiu, njëkohësisht dhe nëna e këngëtares Elina Duni, kjo gjë duket e thjeshtë, sepse në jetën e saj asgjë nuk është brenda “normës” shqiptare.

Në një intervistë për revistën Living për lidhjen e saj të hapur ka thënë:

“Unë dhe bashkëshorti mund të kemi jetën tonë, jetojmë në qytete të ndryshme. Pas 20 vjetësh ndryshojnë gjërat… Jemi si miq, kështu që nuk ka problem edhe nëse ndonjëri nga ne bie në dashuri me dikë tjetër. Përkundrazi, gëzohemi për tjetrin.”

Kjo lidhje e hapur nuk e pengon Besën që të vazhdojë ta dojë bashkëshortin e saj dhe ajo mendon se ai nuk i ka bërë asgjë të keqe dhe se nuk e ka lënduar aspak kur ai ka ndjenja dashurie apo lidhje me një femër tjetër.

“Unë vazhdoj ta dua, por ndryshon dashuria; është një lloj tjetër, kemi qenë 15 vjet të dashuruar. Të parat që e kuptojnë kur ai është i dashuruar me dikë tjetër, jemi unë edhe Elina. Unë jam e para, kujt do t’ia thotë tjetër ai? Ka ndodhur që herë pas here ai të ketë ndonjë lidhje dhe jam mërzitur po aq sa ai, kur është ndarë. Kur e do tjetrin, ti dëshiron që ai të jetë mirë, me kë të dojë dhe si të dojë. Ne jemi secili i lumtur në qytetin e tij. E përse u dashka që unë të ndahem me ligj? Çfarë më ka bërë ai mua? Ne duhemi dhe rrimë si vëlla e motër. Praktikisht, kjo është ajo që u ndodh gjithë çifteve në Shqipëri, por ata nuk e thonë. Ne, në datën 21 qershor festuam 25 vjetorin e martesës, që për ne është një kontratë shoqërore. Jemi shumë mirë kështu siç jemi”, ka përfunduar Besa Myftiu.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Normat e moralit shoqëror nuk e pranojnë këtë lloj martese zonjë dhe gabon rëndë që e këshillon. Për vete bëj si të të pëlqejë, shko dashurohu edhe me qenër. Megjithëse ti nuk arrin ta kuptosh por po ju pyes: Nëse vajza apo djali juaj do të dashurojnë disa vajza apo djem dhe me ata lindin fëmijë, po kështu nëse veprojnë dhe gjithë njerëzit, mbas 30 apo 50 vjetëve si do e përcaktonit familjen?
    Pyetja tjetër është a duhen rregulla morale dhe ligjore për të frenuar pasionet,urrejtjet,shfrenimi për të siguruar pasuri të paligjshme në dëm të të tjerëve, po vrasësit a duhen lejuar të veprojnë në dëm të të tjerëve? Pyetjet ti bëj meqenëse thuhet që qenke një shkrimtare e madhe, por jo e dëgjuar. Mblidhni mëndjen more njeri se ndrysge bëhemi kope hijenash dhe ujqërish.
    Nuk e di pse i serviren këto mendime antimorale shoqërisë nga shumë portale mediatike!!!??
    Sorkadhja

    Përgjigju ↓