Kryesore

Aludimi i Ngjelës për Muç Nanon: Eshtë i shitur te Beogradi ose te islamizmi radikal!

21:45 - 19.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është pasuar me reagime të forta një deklaratë e gazetarit Mustafa Nano që pretendon se nëna e Skënderbeut, Vojsava ishte slave. Studiues dhe historian e kanë kundërshtuar Nanon herë më analiza e herë me etiketime personale. Në mënyrën e tij ka reaguar edhe Spartak Ngjela. Pa e përmendur në emër Muç Nanon, Ngjela e quan të blerë nga Beogradi apo islamizmi radikal.

“Pikërisht në këtë kohë ka dalë në skenë lufta kundër Gjergj Kastriotit dhe kastriotizmit. Sigurisht që këta injorantë janë të paguar nga islamizmi radikal dhe nga Beogradi.
Gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë të nëndheshme midis islamit radikal dhe Beogradit kundër Shqipërisë, që të mos e lejojnë triumfin e europizmit në Shqipëri.
Më thoni: a ka ndonjë shtet islamik të Lindjes së Mesme që ka njohur Kosovën? Asnjë…
Po e kanë të kotë: sidomos sot. Sot nuk bëjnë dot Asgjë me përjashtim të blerjeve bajate të injorantëve që duan të falsifikojnë historinë e Shqipërisë pa ditur në thelb se çfarë është historia.
E gjitha kjo është një ndërmarrje qesharake e hoxhallarëve injorantë dhe tarallakëve të blerë laikë shqiptarë që i tremb qytetërimi perëndimor” shkruan Ngjela.

Avokati kthehet pas në kohë për të gjetur paralelizma tek Esat Toptani, Sali Berisha apo Fatos Nano, për të cilët hedh dyshime se kanë qenë njerëz të paguar nga fqinjët tanë.
“Po ta shohësh me një vëmendje prej historiani, do të konstatosh se, sa herë që shqiptarët kanë qenë afër këtyre fitoreve të mëdha, Beogradi dhe Athina kanë ndërhyrë kundër – me Moskën së jashtëmi dhe me shqiptarët e blerë brenda Shqipërisë, që të paralizojnë fitoren. Pavarësinë e Shqipërisë Beogradi donte ta shkatërronte me ane të Esad Toptanit dhe të falangave të tij osmane. Bombardimet e Jugosllavisë nga USA, ata donin t’i shpëtonin me Sali Berishën dhe Fatos Nanon. Por ato u bënë dhe Kosova e mori pavarësinë. Anëtarësimit në NATO të Shqipërisë nuk kishin çfarë t’i bënin, se ajo ishte ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Amerikës. Gjithçka tani është përqëndruar që të ndalohet anëtarësimi në Bashkimin Europian” shkruan Ngjela.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Je i saktë z. NGJELA. Mendimet tuaja bëhen më të plota e të vërteta duke i shtuar edhe disa analistë apo shkrimtarë të tjerë, si.këndej lumenjëve edhe andej. Mos harro lubjonin, beratbeun, muçollarët, zhejlerët, e të tjerë plot.
    Xyz

    Përgjigju ↓