Kryesore

E paprecedentë/ PD sulmon ashpër ish-kongresmenin amerikan: Je blerë me paratë e drogës së Edi Ramës!

00:12 - 19.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia Demokratike nuk e sulmon më Edi Ramën për hashashin… ama amerikanët që e mbrojnë i akuzon se janë blerë me paratë e drogës së Edi Ramës.

PD-ja ka publikuar një deklaratë pak para mesnate, ku e etiketon ish-kongresmenin amerikan Joe Dioguardi si lobist të Edi Ramës, i paguar me paratë e pista të drogës. GSH.al sjell deklaratën e plotë të Partisë Demokratike dhe më poshtë, intervistën e ish-kongresmenit amerikan që solli reagimin e PD-së.

Duhet thënë se intervista e Dioguardit ishte “pro” kryeministrit dhe qeverisë shqiptare, por nga ana tjetër ish-kongresmeni njihet gjerësisht si një lobist i vjetër i çështjes shqiptare në Amerikë, ndaj Lulzim Basha (gjithnjë nëse nuk fshihet Berisha pas këtij sulmi të egër) mund t’ja kishte kursyer një deklaratë të veçantë vetëm për ta sulmuar.

DEKLARATA E PD

Kur një ish-kongresmen është në shitje

“Një ish-kongresmen është shfaqur sot haptazi si lobisti më i ri i Edi Ramës. Nga mungesa e skrupujve, duket se është paguar mirë. Ky ish-kongresmen, teksa flet për Shqipërinë, nuk përmend në asnjë fjalë drogën, krimin, korrupsionin dhe shitblerjen masive të votave, fakte që i di e gjithë bota. Pse nuk i përmend? Shumë e thjeshtë. Se është në shitje, dhe është blerë pikërisht nga këto para të pis​ta, sic janë blerë jo pak lobistë të tjerë nga Edi Rama, në Bruksel, Berlin e Uashington. Kjo është skema e Edi Ramës, të blejë gojë që flasin për të jashtë, dhe të blejë varfërinë e shqiptarëve kur vjen dita e zgjedhjeve. Sa mendon se do shkojë kështu? Jo shumë larg, askush sja ka dalë të mbajë pushtetin me para droge, krimi dhe korrupsioni”.

GSH.al

Intervistën e Joe Dioguardit për situatën dhe zgjedhjet në Shqipëri, mund ta lexoni KETU.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Turp-Turp
    Or Sali mavrija je bere si ato plakat e keqia qe nuk lene njeri pa mbajtur ne goje.
    Dhe ti nuk ke lene njeri pa i perfolur.
    Or race e keqe.

    Përgjigju ↓