SPORT

FOTOT/ Pasardhësi i De Biazit mbërrin në Rinas, ja kur do të zhvillohet ceremonia e hedhjes së firmave

09:44 - 19.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kristian Panuçi është trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe firma në kontratë nuk do të vonojë edhe për shumë orë. Federata Shqiptare e Futbollit kishte lajmëruar për një konferencë për shtyp të presidentit të FSHF-së në orën 11:00 të ditës së mërkurë, por tani është e qartë se ajo do të jetë për prezantimin e Panuçit, i cili ka mbërritur në vendin tonë në orët e vona të së martës.

Tekniku italian, i cili arriti dy ditë më parë akordin me drejtuesit e FSHF-së për të marrë drejtimin e kuqezinjve, mbërriti në Rinas pas orës 23:00 dhe i shoqëruar nga zyrtarë të FSHF-së, udhëtoi drejt kryeqytetit.

Në konferencën që do të zhvillohet në orën 11:00 në FSHF, do të zhvillohet edhe ceremonia e hedhjes së firmave në kontratën e teknikut të ri të përfaqësueses shqiptare, i cili ka si objektiv kryesor kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2020.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.