Horoskopi

Horoskopi i datës 19 Korrik 2017

08:16 - 19.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Planifikimi i mirë është shpirti i punës, sidomos kur duhet të merreni me çështje praktike, dhe, për t’i përmbledhur, të mërzitshme. Vishuni me ngjyra portokalli për të rënë në sy, dhe bëni mirë të shmangni të kuqen: nëse jeni të lodhur, bëheni agresivë.

DEMI

Hëna e ëmbël te shenja juaj ju bën të ndiheni të sigurt, të mbështetur nga Dielli, Saturni dhe Jupiteri. Do të shfaqni prova të mëdha miqësie dhe idealesh të përbashkëta me të njohurit. Do të tregoni gatishmëri drejt një kolegu, i cili po kalon një fazë të vështirë. E dini që vepra do t’ju shpërblehet.

BINJAKËT

Sot do të jeni me mendjen të turbullt, mes fantazive të parealizueshme dhe projekteve të cunguara. Nëse kërkoni gjëra, dhe është mirë që e bëni, mbështetja nuk do t’ju mungojnë. Ajo që ju mungon sot është dëshira për të hyrë në lojë duke shfrytëzuar kapacitetet tuaja.

GAFORRJA

Hëna është në harmoni me shenjën tuaj dhe treshen Diell-Mërkur-Neptun, me të cilët keni marrëdhënie të mira. Shfrytëzojini pikat tuaja të forta. Me miqtë keni mirëkuptim të përkryer, dhe kur dikush ju këshillon, dëgjojeni me kënaqësi.

LUANI

Hëna lart në qiell përballë shenjës suaj është gjithmonë një burim keqkuptimesh dhe dhimbje koke, sidomos për ata që kanë pushtet ose për ata që duan të marrin pushtet. Një marrëdhënie pune po fillon t’ju shtrëngojë: keni nevojë të nxirrni në pah cilësitë tuaja.

VIRGJERESHA

Treshja e formuar nga Dielli, Saturni dhe Jupiteri, që janë kundër, zbutet me kalimin e Hënës, dhe kjo është arsyeja pse sot shkoni mirë me partnerin. Gjithashtu, të qetë me miqtë dhe fëmijët, gjeni pak kohë të lirë për të kaluar në natyrë.

PESHORJA

Do jetë një ditë shumë e qetë dhe paqësore, e dobishme për ata që kanë punë të ngutshme për të bërë ose që duhet të bëjnë punime në shtëpi. Sot është i rëndësishëm edhe kontakti fizik; me një ledhatim shprehni të gjithë thellësinë e ndjenjës.

AKREPI

Hëna nuk ju sheh drejt, por e bën këtë pa të keq, thjesht për të futur pak xhelozi, që i zbut partnerët. Dielli-Saturni-Jupiteri në një treshe të mrekullueshme ju bëjnë të keni frymëzim romantik dhe të flisni e të lexoni për dashurinë.

SHIGJETARI

Hëna është e zbehtë, ndërsa planetët përreth saj vënë theksin te shtëpia dhe burimet për ta zbukuruar atë. Në qendër të mendimeve tuaja keni familjen. Do të gëzoheni ndërsa do të takoni disa kolegë tuajët teksa keni dalë shëtitje.

BRICJAPI

Të llastuar nga Plutoni dhe Urani, do të ndiheni të mbrojtur dhe do të keni nxitje për të dhënë më shumë. Do të jeni të frymëzuar me fjalë dashurie që edhe një poet do t’i kishte zili. Hëna do të bëjë që të jeni të ndjeshëm dhe të qëndrueshëm, e të lumtur në çift dhe me fëmijët.

UJORI

Pozicioni i Hënës do të bëjë që të kërkoni më shumë liri nga familja. Veprime të caktuara janë të tepërta për një shpirt të lirë si i juaji. Hendeku mes brezave, është domethënës dhe i dyfishtë, sepse ju, fëmijët e së ardhmes, kështu jeni gatuar.

PESHQIT

Do të keni një ditë të këndshme të formuar nga treshja Diell, Saturn dhe Jupiter në shenjën tuaj, dhe ky i fundit përballë Hënës krijuese dhe sensuale. Fjalë romantike, por jo vetëm: në çift do të komunikoni me shikime, përkëdhelje dhe gjeste dashurie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.