BOTA

Konfirmon Zaev: Gjuha shqipe miratohet para zgjedhjeve lokale

16:40 - 19.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha sot se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe po përgatitet dhe se planikohet që para zgjedhjeve lokale të kalojë në seancë qeveritare. Ai thotë se ky ligj nuk do ta ulë vlerësimin e partive qeverisëse në pushtet por e kundërta, do ta rrisë atë. “Një gjë është e sigurt: Qeveria do ta sjellë me siguri ligjin para zgjedhjeve lokale.

Nëse përgatitemi me komisionet e Venedikut, do ta sjellim edhe në Kuvend. Dhe vetëm na ndiqni dhe do ta shihni si do të shtohen votat edhe të maqedonasve, edhe të shqiptarëve, edhe të turqve, edhe të serbëve për koalicionin qeverisës, për shkak se jam i bindur që populli dëshiron zgjidhje të problemit. Tha kryeminsitri Zaev.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.