DOSSIER

Vdekja e kampionit të peshëngritjes Gjelosh Biku, flet dëshmitari okular: Aksidenti ishte i planifikuar

08:25 - 19.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjelosh Biku ka qenë në SHBA në vitet kur shkoi atje kampioni i peshëngritjes, Kondo. Prania e tij në vdekjen e Kondos ishte e rastësishme, por ai e kujton mirë, siç të gjithë do të kujtonin një tragjedi të tillë.

RREFIMI

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës isha në vitin 1971 dhe në vitin 1987. Atje kam asistuar rastësisht në vrasjen e një shqiptari, që atë kohë kishte bërë emër në Amerikë, quhej Aleksandër Kondo. Edhe pse ishte arratisur dy vjet më parë nga Podgorica, ndërsa ekipi shqiptar kthehej nga një aktivitet ndërkombëtar, unë e kam ndeshur për herë të parë emrin e tij në SHBA. Nuk e di në ka njerëz në Shqipëri, por për herë të parë dua të them atë që kam parë ditën e ekzekutimit të tij. Kam lexuar në shtypin shqiptar se kur shkruhet për të, shkohet deri te vdekja, e atje thuhet se ajo ishte aksidentale. Por them se kjo nuk është e vërtetë. Unë kam një tjetër mendim, nga sa kam parë me sytë e mi ditën e “aksidentit”. Mbase fati i keq është ai që të çon të asistosh në ngjarje kaq tragjike.

Mbase askush nuk e mendon kur del për shëtitje se mund të bëhet dëshmitar i një vrasjeje. Po ju them se unë isha bujtës te njerëzit e mi, te nipërit në Nju Jork, të cilët mundoheshin të më plotësonin çdo dëshirë, pasi nuk ua kisha lodhur derën, siç themi ne malësorët. Kështu, ata më nxirrnin të shëtisja në qytetin e madh të Nju Jorkut. E kam parë me sy se si e kanë ekzekutuar Aleksandër Kondon. Me sa më kujtohet, ngjarja ka ndodhur pak para mesditës. E kam parë se si e morën dhe e “pushkatuan”. Edhe pse ishte e vështirë të merrej vesh se si ishin ato “punë”.

Nga shqiptarë të Amerikës kam mësuar se Aleksandri ishte njeri i përmendur në grupimin e tyre, për karakterin, mirësinë dhe të qenët kundërshtar i betuar i regjimit komunist. Aleksandri kishte dalë në një manifestim me flamurin shqiptar pa yllin mbi shqiponjë, pra pa simbolin e komunizmit. Këto ide që manifestonte dhe shprehte ishin ndoshta arsyet për ekzekutimin e tij. Duhet të dini se shqiptarët në Amerikë ishin të ndarë, ka pasur të djathtë dhe të majtë. Aq thellë ishte futur ndër ta Sigurimi i Shtetit. Kishte mes tyre të kuq, komunistë, që dukej sikur kishin lindur në një ditë me Leninin. Këta, madje, ishin njerëzit më të favorizuar ndër shqiptarët, pasi gjenin punë më lehtë dhe, për rrjedhojë, stabilizoheshin pa shumë probleme. Ndryshe ndodhte me të tjerët, të cilët e kishin të vështirë, qoftë dhe gjetjen e një vendi pune. Duhet të thuhet tashmë se kush influenconte për të bërë këtë dasi. Në një karburant ka ndodhur tragjedia, ekzekutimi makabër i Aleksandrit. Ndërsa ky furnizonte makinën, një krep e mori përpara dhe e përplasi në mur. Ishte shumë e dhimbshme.

E pamë trupin e të ndjerit të dëmtuar, të shtypur plotësisht. Më pas me një barelë e morën dhe e hodhën në një makinë. Ishte një gjë e paligjshme dhe dukej që ishte një vrasje e pastër. U fol shumë për këtë ngjarje në Amerikë, por asnjëherë nuk doli në shesh e vërteta. Askush nuk dilte të kërkonte apo të thoshte publikisht se kjo ishte një vrasje e pastër. Edhe unë nuk kam dashur të flas mbi këtë ngjarje për vite të tëra me radhë. Kur isha në Amerikë, miq dhe shokë më thanë të heshtja, sepse isha edhe i dënuar me burg të përjetshëm nga sistemi i Enver Hoxhës dhe mund të kisha probleme, nëse flisja për të vërtetën e ngjarjes ku vdiq Aleksandër Kondo…


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pershkrimi i mesiperm per vdekjen e Aleksander Kondos eshte real. I ndjeri jetonte ne nje dhome me vellain tim Ing. Vasil Gjoni, i cili u arratis nga Shqiperia ne vitin 1983. Vasili ishte inxhinjer ndertimi, dega banesa qytetare qe u arratis nga Shqiperia me 2 Gusht 1983 nga Driloni, Pogradec, kohe ne te cilen diktatorii E. Hoxha ishte me pushime aty. Ndaj tij u gjuajten rreth 3000 plumba por ai me not mundi te kaloje ne anen tjeter. Nje plumb e mori ne pulpen e kembes. E shtruan ne spitalin e Struges ku ndenji afro 1 muaj me pas e derguan ne kampin e refugjateve ne Beograd. Mbas shume peripecive arriti qe te futet ne SHBA. Ai e njihte Aleksandrin qe nga koha e Dinamos ku Sandri ishte peshengrites dhe Vasili luante volleyball. Vasilin e vrane mbas Sandrit me dy plumba kokes ne Astoria, Queens, New York. Ai kishte nje taxi te verdhe. Te tretin vrane S. Litin nga Kinostudjo Tirane. Qe te tre te arratisurit i ekzekutuan njeri mbas tjetrit. Vasili i kerkoi Perfaqesuesit Shqiptar ne OKB Petraq Pojani qe te kthehesh ne Shqiperi dhe ai i tha qe je i denuar nga Gjykata e Pogradecit me 14 vjet heqje lirie per tradheti ndaj Atdheut. Ndersa Vasili i tha qe une s’kam bere asnje tradheti ne vend qe ta kaloj kufirin me leje e kam kaluar pa leje. Mua bashke me nenen me internuan ne fshatin Bruz-Mal te Kruje per pese vjet kohe per motive politike.(per arratisjen e vellait). Keshtu perfunduan te arratisurit nga Shqiperia ketu ne New York. Kush i ekzekutoi ata? Ju e mirrni me mend se kush jana ata ketu.

    Përgjigju ↓