Kryesore

Lame i përgjigjet Manjanit për ALUIZNI-in e Beratit: S’na bëri plaka çorap, po i deshe vrimat, ca t’i them unë

18:56 - 20.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i ALUZNI-t i është pëgigjur ditën e sotme Ylli Manjanit. Ish-ministri i Drejtësisë në një status në rrjetet sociale i ka kërkuar llogari për shkrirjen e ALUIZNI-t në Berat.

Në përgjigjen e tij Artan Lame, duke i shpjeguar se drejtoria e Beratit ka marrë disa herë vërejtje, i thotë se ishte nëna në Berat ajo që vuri në dukje vrimat në çorapet e shtetit.

Statusi i Artan Lames

Ylli,

Plaka nuk ishte mediatike, përkundër, e bënë mediatike, se ishte çështje në interes të të gjithëve. Plaka nuk na bëri çorap, përkundër, vuri në dukje vrimat në çorapet e shtetit.

Dhe po i deshe vrimat, ca t’i them unë.

Drejtoria Berat është nga më të prapambeturat në procesin e legalizimeve. Arsyet janë shumë, por drejtoria e atjeshme pagoi për kusuret e veta.

Drejtoria Berat përgjatë vitit 2017 ka marrë disa vërejtje në performancën mujore që bëhet me të gjithë drejtorët. Po s’më besove mua, pyet cilindo prej drejtorëve të tjerë të ta thojë.

Drejtoria Berat ka probleme bashkëpunimi edhe me një sërë institucionesh të tjera që nuk funksionojnë, ndër të cilat fort edhe zyra e Hipotekës dhe këtu s’ke nevojë për dëshmitarë, se jemi marrë bashkë ne të dy që ta ndreqnim atë punë e atë zyrë, e dot se ndreqëm.

Dhe siç e kemi thënë bashkarisht sa e sa herë, çorapet e administratës janë plot vrima që duhen zënë njëra pas tjetrës që të ecë siç duhet.

A.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.