Media

Gazetari i njohur shpërthen kundër Mero Bazes: Sigurims, edhe brekët në b… i ke dhuratë nga kosovarët

15:19 - 21.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas bllokimit që kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u ka bërë autobuzëve të ardhur nga Kosova, për tu futur në zonën e Golemit, ka pasur reagime të forta nga analistët politikë. Mero Baze në një editorial të tij shkruajti se shqiptarët e Kosovës vijnë në Shqipëri jo se kanë ndonjë dashuri të madhe dhe për patriotizëm, por sepse detin e kanë afër, pushimet janë më të lira se kudo, se mund të shkojnë në plazh, edhe “me bukë me vete”, etj.

Pas Bazes, ka reaguar ashpër analistja kosovare Kimete Berisha. Me akuza të forta, ajo  i ka thënë Bazes se nuk mund të flasë për patriotizëm ai që do veç këlyshët e vet.

Sot, ka ndërhyrë në këtë debat edhe gazetari i njohur nga Kosova, Milaim Zeka. Ai e akuzon Mero Bazen si njeri të Sigurimit të Shtetit dhe shkruan se ai ka shkruar më shumë komente kundër UÇK-së, edhe se sa vetë gazetarët serbë.

MILAIM ZEKA, REAGIMI I PLOTE

Me pas fole, e me pas shkrujte ndonje i semure mental kunder turisteve te Kosoves, as qe kisha reagu, ama Mero Baze, njeriu qe edhe breket e bythes i ka ble me leket e “kosovareve te trashe”, kjo me bene te reagoje.

Mero Baze, njeri i ish-Sigurimit te shtetit, siq e quan Kimete Berisha, njeri i Sherbimit serb, maqedon e grek, ku per para te majme i pati publiku edhe ato fotot nudo te Rdi Rames, eshte njeriu qe me shume se çdo gazetare serb e ka sha UÇK-ne. Mero Baze eshte njeriu qe me porosite e UDB-së serbe, e bindi Berishen qe te mos fliste me Rugoven.

Mero Baze, perpos shume pagesave, ate ma te majmen e ka marre nga Bujar Bukoshi.

E tash çka i ka mbetur pa sha, e pa poshteru? Turistete nga Kosova!

Dy gjera po ua them atyre qe mendojne si ky rrasht e ftyre legeni, Mero Baze: Mos me qene turizmi kosovar, Shqiperia bankroton, ashtu sikurse kish me bankrotu edhe Kosova pa diasporen e saje.

E dyta, mos u shqetesoni ju qe Shqiperine e konsideroni nen te dyfishte te Kosoves. Po me tregon nje histori te nje kosovari, njeri nga kryetaret e komunave ne Shqiperi. E paska maltretu policia rrugore nje kosovar, edhe ky paska fillu: Eu Kosove ta qifsha nanen! Polici i thote: Si e shane Kosoven per nje gjobe more kosovar?! Mos u merzit o polic, se nana e Kosoves eshte Shqiperia!!!

Se kend e ka babe ky Mero Legeni, veshtire me gjete…

KIMETE BERISHA, SHKRIMI I PLOTE

“Çka është gjithë ky nënçmim i zhgjyranave të Durrësit ndaj nesh!”

Gazetarit të ish sigurimit të Enver Hoxhës, thuajini se shqiptarët e Kosovës janë dergjur dhe tredhur nëpër burgjet serbe për idealin e Shqipërisë kur u ka kushtuar më së shtrenjti, me jetë.

E ty, thuaj, s’po të vjen turp, po na ulë aq poshtë, sa po e mat dashurinë tonë ndaj atdheut me plazhe e me bukë, dhe po thua se shqiptarët e Kosovës shkojnë në pushime në Shqipëri sepse është më lirë, sepse janë fukarenj dhe e marrin miellin me vete, e jo pse e duan Shqipërinë.

Tek e fundit ku e di ti çfarë është dashuria, ti maestro i urrejtjes njerëzore dhe i neverisë.

Ti je si ai qeni që e do veç pjellën e vet.

Ti vetëm ‘leh’ kur na thua neve ‘mos ejani për patriotizëm në plazhet tona’, thuajse Shqipërinë ta ka lënë baba amanet.

Po kush hamami je ti të na tregosh neve motivin për çka vimë ne në Shqipëri.

A vimë për patriotizëm a për çka vimë ne është punë e jona.

Mos na e shpjego Shqipërinë të cilën e njohim, dhe e kemi dashur edhe pa e njohur, dhe e duam fort edhe pasi që e kemi parë çfarë fytyre ka.

Zoti yt janë paratë, për të cilat ti e shet Shqipërinë, me ta lënë në dorë.

Pse na quan ti neve të varfër!

Qysh u bëre ti i pasur, aq i pasur u bë b.th. jote e madhe sa krejt Kosova po të duket e varfër!

Pse na thua se e marrim bukën me vete në pushime!

Ku e di ti që e marrim bukën me vete!

Ende e bën punën e spiunit që e di çfarë kanë njerëzit nëpër valixhe, a çka!

Çka ka të keqe buka, tek e fundit!

Ani çka që kërkojmë çmime të lira!

Jo ne varfanjakët, siç na quan ti njeri pa mëshirë dhe pa karakter, po s’ka njeri i pasur në botë që nuk kërkon çmime më të ulta në treg.

Shumë hotele në bregdetin shqiptar ua ndalojnë larjen në pishinë shqiptarëve të Kosovës, u thonë se në to mund të lahen vetëm ‘të huajt’…dhe serbët.

Çka është gjithë ky nënçmim i zhgjyranave të Durrësit ndaj nesh!

A mund të jetë ‘urrejtje’ e organizuar kjo!

Po Ti bregdetin e ke parë veç me dylbi të Ali Pashës.

Ne si fëmijë e dimë çka janë pushimet në bregdet, derisa ti dhe çiftat t’u keni punu gjithë verën nëpër ara, s’keni dëgju radio as s’keni parë televizor, keni lexu veç për Stalinin dhe për Jeseninin, e në mbrëmje i keni spiunu çobanët te xhaxhi peder.

Kush jeni ju që na nënçmoni dhe na urreni kaq shumë!

I ndani pushuesit: në kosovarë dhe të huaj.

Ju që edhe bukën e keni fetish.

Ju që Zotin e keni para.

Njëqind herë ua bën shqiptari i Kosovës një pyetje, nuk përgjigjen, e bëhen kinse s’po kuptojmë, ndërsa çdo kafene dhe çdo klub i Shqipërisë mbahet me muzikën e reperëve shqiptarë të Kosovës.

Dyfytyrësi.

Ju duhet me kuptu se nuk blihet dashuria në Kosovë, siç shitet tek Ju në aksham pazar.

Ne për dashuri ndaj jush e kemi dhënë jetën.

P.S. Mos i lejoni me ju nënçmu.

Flisni dialektin tuaj, nëse nuk u kuptojnë, le ta gjejnë një përkthyes shqip-shqip.

Shkoni, mos iu ndani Shqipërisë, se është vendi ynë.

Jemi Një popull.

E ti Çorapë, ‘Shut the fu.k up’.

(Edhe burgun e Smrekovnicës mbas luftës e ke përshkruar si ‘hotel’ në librin tënd, kaq i pafytyrë që je)

GSH.al

 

Replikën e Mero Bazes me gazetarët e Kosovës mund ta lexoni KETU.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.