Tech

FOTOT/ Ndizet Berati, festivali multikulturor i jep ngjyra qytetit

12:05 - 22.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Festivali Multikulturor i Beratit solli për të katërtin vit radhazi në qytetin e një mbi një dritareve artistë nga të gjitha trevat shqipfolëse duke i dhënë energjinë e nevojshme këtyre ditëve të nxehta të verës. Në dy ditët e para të tij Festivali Multikulturor i Beratit erdhi pranë publikut vendas, por edhe atij të mbledhur nga qytete të tjera, me letërsi, muzikë, aktivitete sportive, artizanat, filma si dhe aktivitete për më të vegjëlit. Dita që nis me aktivitetet e organizuara nga Albanian Rafting, mbyllet me muzikë të mirë, siç ndodhi dhe mbrëmë me ritmet fantastike të sjella nga grupi Offchestra dhe DJ i famshëm Uran B, që e mbajtën zgjuar pedonalen e qytetit deri në orët e para të mëngjesit. Si rrallëherë, Berati është pushtuar këto ditë nga turistët, që ndjekin tërë kërshëri aktivitetet njëri pas tjetrit. E shtuna pritet të jetë gjithaq e ngjeshur me altivitete, ku nuk do të mungojnë performancat e grupeve polifonike. Me këtë konglomerat disiplinash që ofron, Festivali Multikulturor i Beratit premton të kthehet në një ‘ves të mirë’ të shqiptarëve./ revistawho/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.