Horoskopi

Horoskopi i datës 22 korrik 2017

07:20 - 22.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Do të jeni në formë shumë të mirë, nën ndikimin e Hënës së Ajrit që fryn mbi zjarrin e Marsit dhe Uranit. Çfarë është thënë, është bërë! Plot gjallëri dhe të fuqishëm gjatë ditës, por të rraskapitur në mbrëmje, nuk është vetëm lodhje, ajo është edhe ndryshimi i Hënës.

DEMI

Mëngjesin do ta keni të zënë më punë, fitime dhe shpenzime, por duke filluar nga orët e pasdites, me ndikimin e Hënës, çdo gjë do të ndryshojë në qiell e juaj të brendshëm. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë apo vetëm me partnerin.

BINJAKËT

Hëna mike ju mbështet gjatë gjithë mëngjesit, duke bërë që të përqendroheni në komunikimin dhe fitim. Do të keni jetë sociale intensive dhe të përmbushur. Me një agjendë kaq të mbushur kontakte dhe takime, nuk mund të humbisni asnjë minutë!

GAFORRJA

Mëngjesi nis i zymtë, po humori do t’ju rikthehet gjatë pasdites nga Hëna, duke ua bërë pjesën tjetër të ditës më romantike. Me partnerin tuaj do të keni harmoni. Edhe këtë herë do të mbyllni një sy ndaj defekteve të vogla të partnerit.

LUANI

Do të kaloni një ditë të hareshme me miqtë, dhe do të keni bashkëpunim të ngushtë me kolegët. Do të jeni të sjellshëm dhe të edukuar me të gjithë që takoni sot. Ndërkaq në mbrëmje do të ndjeni t’ju mbërthejë lodhja aq shumë sa do t’ju zërë gjumi ndërsa shikoni një film.

VIRGJERESHA

Gjatë gjithë mëngjesit do të jeni të ngarkuar me shumë projekte dhe do të bëni shumë punë, por pa arritur rezultatin e dëshiruar. Por nga ana tjetër mbrëmja do të jetë e qetë, ndërsa Hëna nxit një miqësi që të kthehet në diçka më shumë.

PESHORJA

Do të keni ditë të mrekullueshme përderisa Hëna është në anën e juaj, dhe më pas gjatë ditës do të bëjë që të jeni më entuziast dhe më të hareshëm. Shijojeni këtë të ditë sa më shumë të mundeni dhe mos e lini t’ju ikë.

AKREPI

Do të ndërmerrni projekte dhe investime të rëndësishme investimet, por me kusht i që të kryhen në kohën e duhur, në të kundërt mund të mos arrini rezultatet e duhura. Veproni gjithmonë me logjikë, asnjë veprim i detyruar nuk të çon drejt suksesit.

SHIGJETARI

Kini kujdes që të mos nënshkruani kontrata që nuk ju përshtaten. Në lidhje me një çështje delikate kërkojini ndihmë një kolegu me më shumë përvojë, i cili do t’ju mbështesë. Për sa i përket jetës së çiftit, sot partneri do të jetë në qendër të vëmendjes.

BRICJAPI

Gjatë mëngjesit do të jeni tërësisht të zhytur në punë, pastaj gjatë pasdites, me ndryshimin e Hënës, do të jetë partneri që do t’ju thithë të gjithë energjitë e juaja. Mbrëmje do ta kaloni të qetë, pasi të keni mposhtur lodhjen me dashuri.

UJORI

Ja se çfarë po ndodh me ju, gjatë ditës mendoni për dashurisë dhe gjatë natës mendja jua krijuese përpunon ide të shkëlqyera, të cilat kanë zbatim të vazhdueshëm. Dhe më e bukura është se ndiheni në formë, edhe pse keni sforcim të trupit dhe mendjes gjatë veprimtarisë së juaj.

PESHQIT

Mosmarrëveshjet në familje në mëngjes do të zgjidhen nga pasditja, falë dashurisë, por edhe Hënës, që zhvendoset. Armëpushim do të nënshkruhet para një akullore e shijshme, me ngjyra të ndezura ashtu si personaliteti i juaj i hareshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.