BOTA

Rriten tensionet, Erdogan- Gjermanisë: Nuk na frikësoni me kërcënime

10:50 - 22.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas arrestimit të gjashtë aktivistëve të të drejtave të njeriut, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Gjermani nuk mund të trembë Ankaranë me kërcënime.

Berlini zyrtar kishte njoftuar se po shqyrtonte të gjitha marrëveshjet e armëve me Turqinë, duke thënë se duhet të marrë parasysh të drejtat e njeriut gjatë marrjes së vendimeve për eksportin.

“Gjermania nuk ka fuqi për të shtypur Turqinë,” tha Erdogan.

Ndërkohë qeveria gjermane ka paralajmëruar qytetarët e saj se rrezikojnë arrestim “arbitrar” në Turqi.

Ministri i Financave Wolfgang Schäuble akuzoi shtetin turk se po vepronte si Gjermania Lindore Komuniste  me arrestimin e njerëzve dhe mohimin e ndihmës konsullore.

“Njerëzit të cilët udhëtojnë në Turqi për arsye private apo biznes duhet te kenë jashtëzakonisht kujdes”, tha të enjten Ministria e Jashtme gjermane.

Por zoti Erdogan e përshkroi paralajmërimin si “të pabazë”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ndertimi dhe riparimi i xhamive ne Shqiperi, Kosove , Maqedonine perendimore , Luginen e Presheves dhe Pazar te Ri , Mal te Zi etj, si forme ndihmash te shtetit te turqise jane shperlarje parash te organizatave kriminale turke.Pikrisht para zgjedhjeve lokale ne Kosove eshte hapur nji debat artificiral per ndertimin e Xhamise se Madhe ne qender te Prishtines ku vendimi per ndertimin e saje , projekti dhe mjetet ( 20 miljon € ) materijale u siguruan para 4 vitesh ne Turqi kurse tash priret te kapitalizohet projekti me nji vendim -leje ndertimi nga ana e Kuvendit Komunal te Prishtines ku lideret e partive politike te Kosoves josen me sigurim te fitores te subjektet te tyre nese garantojne se do ta fillojne ndertimin e Xhamise se Madhe ne Prishtinë
    Po fati i Xhamise se Madhe ne Tirane ku
    mbeti…?
    Po Xhamia e Madhe ne Shkup kur do filloje se ndertuari…?
    Krahas cdo Xhamie , shteti turk a planifikon te na nderroje edhe nga ndonji fabrike sepse , ne shqiptaret kete e meritojme pasi 500 vite ishim nen rrobreine e Imperise otimane mirpo , nji plan i tille shofim se nuk egziston pasi , shqiptaret duhet te falen, te luten dhe te lypin.Fabrika Turqia aktivizon dhe ne fabrika inveson vetem ne Serbi ku vetem para Samitit te Trieshtes shteti turk ne Serbi dergoi 150 afarist te fuqishem te lidhur me politiken dhe presidentin Erdogan ..kurse , propaganda turke thote se aty ku jetojne shqiptaret , aty shkojne investimet edhe ndihma e shtetit te turqise por , e spjeguam se cfare ndihme kemi , ne ndertimin e Xhamive te Medha ne kryeqendrat shqiptare sepse kjo shperlarje parash ne Turqi duhet te perfundoje diku larg syve te publikut turk kurse , ndihmat qe po i jepen Serbise propaganda turke fare nuk i publikom

    Përgjigju ↓