BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ingrit Gjoni: Krevati, vendi më magjik që mund të ekzistojë

16:00 - 23.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Ingrid Gjonin: “Krevati, vendi më magjik që mund të ekzistojë”




Pasi rrëmbeu çmimin “Best Dance” në festivalin “Kënga Magjike”, Ingrid Gjoni, këngëtarja që me performancën e saj bëri për vete gjithë publikun e Pallatit të Kongreseve, ndan sot me të gjithë lexuesit e suplementit “Bluetooth” detajet e lidhjes së saj me shtratin… Çfarë është krevati në konceptin e saj, pozicioni që preferon për të fjetur, arsyet që e detyrojnë atë ta dojë aq shumë shtratin e prindërve… por jo vetëm kaq, intervista me këngëtaren Ingrid Gjoni ju ofron shumë më shumë, ndaj lexojeni me vëmendje deri në fund!
Sa kohë kalon zakonisht në shtrat?
Sa më shumë të jetë e mundur, e dua shumë shtratin, sidomos në ditët që jam e lodhur nga koncertet.
Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë i kalon në gjumë?
Pjesën më të madhe, rrallëherë më ndodh që të rri në shtrat dhe të mos fle.
Preferon të flesh me pizhama, të brendshme, apo…?
Preferoj të fle me pizhama, ose ndoshta me ndonjë këmishë, nuk e di pse, por nuk preferoj të fle me të brendshme.
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh Tv apo…?
Ndonjëherë më rastis që të lexoj përpara se të fle, kjo ndodh zakonisht në ditët që jam e çlodhur.
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Vendi më magjik që mund të ekzistojë, i vetmi që më dhuron qetësinë absolute.


Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
(Qesh) Më pëlqen të fle përmbys.
Po kur je me të dashurin?
Nuk përbën ndonjë ndryshim.
Të qëllon që kur je me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Mua më ndodh shpesh të fle me njërën nga motrat, me mbesat, sikurse fle edhe me të dashurin, por në konceptin tim shtrati nuk është vendi ideal për të biseduar, kështu që kur jam në të preferoj më shumë të fle sesa të bëj biseda.
Preferon të mbulohesh pak apo shumë?
Tani në dimër më pëlqen të ndihem ngrohtë kur jam në shtrat, rrjedhimisht më ndodh që të mbulohem shumë.
A flet në telefon, bën thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
Jo, nuk para flas në telefon kur jam në shtrat, sapo shtrihem telefoni bëhet silenciozo dhe si pasojë s’ka as telefonata.
A të pëlqen të luash me jastëkë, çfarë lojërash bën zakonisht?
Për të qenë e sinqertë nuk më pëlqen, nuk kam ndonjë lojë të preferuar kur jam në shtrat.
A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Nuk më rezulton kështu, nuk zgjohem pothuajse asnjëherë, e kam shumë të qetë gjumin.
Çfarë urren më shumë në shtrat kur je me dikë tjetër?
Çdo gjë që mund të prishë gjumin, lëvizjet, zhurmat …
Kur je vetëm, të ka ndodhur të zgjohesh duke shtrënguar jastëkun?
Jo, s’më ka ndodhur ndonjëherë.
Si do të ndiheshe nëse i dashuri të kthen kurrizin?
S’do ta kuptoja, sepse mua më zë gjithmonë gjumi përpara tij.
Nëse je me një person të seksit tënd dhe të prek, si do të reagoje?
Pse duhet të ndodhte, unë jam më se e vetëdijshme për personat me të cilët fle.
Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën përpara se të shtrihesh?
Hap televizorin, mundohem të ha diçka, më ndodh ndonjëherë të lexoj, por ndërkaq, duke qenë se i kam fqinje të dyja motrat e mia, në shumicën e rasteve përpara se të fle më ndodh që të bisedoj me to.
Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Atë që bëjnë të gjithë të tjerët, kryej nevojat personale, laj dhëmbët, fytyrën, shikoj celularin për ndonjë thirrje të humbur, edhe pse nuk ndodh shpesh të kem të tilla.
Çfarë nuk të pëlqen kur je duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Ndonjëherë, hapësira e dhomave të hotelit dhe ndonjëherë, cilësia e tyre jo e mirë më mërzisin.
Të ka ndodhur të zgjohesh në shtratin e dikujt e të thuash: “Çfarë dreqin dua unë këtu”?
Jo, në mënyrë absolute.
Ku preferon të flesh përveç krevatit tënd, në divan apo në dhomën e prindërve?
Duke qenë se shtëpinë e prindërve e kam dy pallate më larg, dëshiroj shpesh që të fle në shtratin e tyre, pasi mbulohem nga nota nostalgjie dhe kujtoj ato netët e fëmijërisë sime, kur dëshiroja aq shumë të flija së bashku me ta.

Ky shkrim u botua më 28 nëntor 2009 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.