POLITIKË

Rama betohet për kokat e zyrtarëve të korruptuar: Kush kapet me atë e zëmë!

18:18 - 23.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arrestimi i tre specialistëve të Drejtorisë së Hetimit Tatimor Tiranë për “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre” u ka mjaftuar disa komentuesve si shembull për t’i kërkuar kryeministrit Rama që të fusë në burg edhe ministrat apo kryebashkiakët socialist të korruptuar.

Duke marrë shkas nga publikimi i vidoes së arrestimit të tre tatimorëve, një komentues i shkruan Ramës në “Facebook” se “zerë nga ata që ke në krah, nga ministrat e tu, kryebashkiakët e tu. Jo nga këta piskurriqët”. Por në replikën e tij, Rama bën të qartë se do futet në burg kushdo që kapet në një aferë korruptive duke paralajmëruar kësisoj qartë edhe ministrat apo kryebashkiakët e PS-së.

REPLIKAT NË “FACEBOOK”

KOMENTUESI 1: Nje pyetje kisha une: Keta horra, keta kriminele, keta maskarenj, gjakpires kush i futi në punë? Boh!
EDI RAMA: Pyetja jote eshte shume interesante Era po s’ka asnje lidhje me faktin qe keta dolen nga puna dhe u nisen per aty ku e kane vendin!

KOMENTUESI 2: Zere nga ata qe ke ne krah nga ministrat e tu kryebashkiaket e tu. Jo nga keta piskurriqet
EDI RAMA: Po pse apo se keshtu ke qejf zotrote! Keta u kapen keta u zune, kush kapet me ate e zeme


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.