AKTUALITET

Sarandë/ Bllokohen 65 skafe në Ksamil pas aksidentit të 15-vjeçares ruse

13:18 - 23.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Institucionet lokale në Ksamil në bashkëpunim me policinë, pas vdekjes së vajzës së re ruse që humbi jetën në detin e Ksamilit duke bërë not, kanë arritur që të bllokojnë rreth 65 skafe dhe motora uji sepse ishin jashtë standarteve të kërkuara. Mësohet se një operacion i tillë është ndërmarrë në të gjithë Shqipërinë. 15-vjeçarja ruse, Kseniya Ryok, e cila humbi jetën dy ditë më parë në Ksamil, është goditur nga një skaf dhe vdekjen e saj e kanë shkaktuar mjete prerëse helikë.

Ky është rezultati i ekspertizës së spitalit të Sarandës për shkaqet e vdekjes së turistes.

Policia ditën e djeshme ka sekuestruar skafin që dyshohet se ka goditur të miturën si dhe ka arrestuar pronarin e mjetit lundrues, biznesmenin  Ermal Fataj.

Burime pranë spitalit të Sarandës thanë për Shqiptarja.com se ekspertiza ka saktësuar pikërisht mjetet prerëse tip helikë si shkak për vdekjen tragjike të Kseniya Ryok nga Shën Petersburgu.

Edhe në Shëngjin janë marrë masa ku motorët   e ujit lëvizin larg bregut dhe qëndrojnë në vendet e përcaktuara nga pushteti vendor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.