Speciale

MISTERI/ Ja si është shkatërruar plotësisht “Range Rover” i Arben Ahmetajt. Si është ish-ministri? (FOTO)

12:42 - 24.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj u përfshi në një aksident të rëndë rrugor pak ditë më parë në Maqedoni, duke mbetur i plagosur.

Në aksident u plagosën 14 vetë, pasi “Range Rover” i drejtuar nga shoferi i Ahmetajt, është përplasur me një autobus dhe dy makina të tjera.

Por, sot, Syri ka publikuar një foto të re ku duket “Range Rover”, i shkatërruar krejtësisht.

Aksidenti ndodhi me 16 korrik rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës.

Arben Ahmetaj udhëtonte me një mjet tip Range Rover. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Kumanovës për ndihmë mjekësore pasi raportohet mori plagë e lëndime në trup. Në aksident u përfshirë ish ministri i Financave, një autobus dhe dy makina të tjera. Ende nuk dihen detaje për shëndetin e Arben Ahmetajt, por njerëz pranë tij u kanë deklaruar mediave se ish-ministri është jashtë rrezikut për jetën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.