Kryesore

Zbardhet letra/ Ish-portieri i Vllaznisë, Gjergji Kushe para vetëflijimit: S’mundem të jetoj me borxhe, vuaj çdo ditë

09:59 - 24.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-portieri i Vllaznisë, Gjergji Kushe, i ka dhënë dje fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se ngjarja e rëndë  ndodhi në  lagjen nr.2 të këtij qyteti. Kushe, i cili në  moshën 18-vjeçare arriti të luajë dhe fitojë  titullin “Kampion” me Vllazninë, vazhdoi një karrierë  të  gjatë  sportive duke punuar fillimisht me të rinjtë e më tej duke u kthyer në një prej trajnerëve më të  njohur të  portierëve të “Skënderbeut”.

Ende pa mbushur 60 vjeç, Kushe u vetëflijua ndërkohë që për vite të  tëra u përball me konsumin e alkoolit ç’ka i solli jo pak probleme. Edhe pse përgjatë  vitit të fundit ai ishte duke zhvilluar betejën e tij me alkoolin duket se gjendja e tij psikologjike ishte rënduar së tepërmi. Pas vitit 2012, Kushe e kishte pasur të pamundur të  vazhdonte punën si trajner, por edhe mësues i edukimit fizik për shkak të problemeve shëndetësore të lindura si pasojë e konsumit të  alkoolit ndërsa trajtohej me KEMP. 59-vjeçari jetonte i vetëm në  apartamentin e tij pas vdekjes së nënës. Sipas të njohurve të tij, kohët e fundit ai ishte në gjendje tepër të rënduar psikologjike. Sipas bluve, 59-vjeçari kishte lënë edhe një letër, në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.

Burime konfidenciale bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se letra e shkruar nga vetë Kushe, lënë  për të  afërmit e tij shpjegonte shkaqet që e çuan atë drejt aktit fatal. “Nuk e përballoj dot më këtë gjendje, më kuptoni. Çdo ditë e vuaj gjendjen, në të cilën ndodhem, me faturat e papaguara dhe disa borxhe ndaj nuk dua të jetoj më . E kam menduar gjatë dhe e kam vendosur…”- shkruhej në  letrën, e cila u gjet në banesën e tij. Sapo ka shkruar këtë  letër, Gjergji Kushe është hedhur në drejtim të rrugës kryesore nga një lartësi mbi 15 m duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

GSH.al

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Gjergji Kushe vertet kishte ato probleme qe iu shkruani por vetem borxhe nuk kishte pasi vellezerit i jane pergjigjur deri ne fund per cdo gje.

    Përgjigju ↓