Kryesore

Jozefina sulmon: Basha si Makbethi kur pëshpërit, ‘moj kohë, rend më shpejt se tmerri im!’

13:00 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Jozefina Topalli , ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike ka sulmuar ditën e sotme kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Mbledhja e Grupit parlamentare të kësaj partie edhe se nuk ka përfunduar mandati i Grupit të deputetëve të mëparshëm ka qenë një nga arsyet sipas saj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale “Facebook” , Topalli e ka quajtur këtë akt të Bashës, “urrejtje” ndaj deputetëve që iu bashkuan në bojkotin e Kuvendit dhe vetë kryetarin e ka krahasuar me …Makbethin.

Ja ç’shkruan Topalli 

 “Sot kur KQZ miratoi me 7:0, rezultatin përfundimtar të 25 qershorit, ku e majta ka më shumë se 2-fishin e votave të Listës Basha, kryetari i delegjitimuar nga 22 Korriku dhe i shkarkuar me humbjen katastrofale të 25 Qershorit, nuk di as të fshehë më urrejtjen e egër të tij ndaj grupit parlamentar, që bëri opozitën më të fortë kundër krimit në Parlament e luftën më të fuqishme kundër droges si politikë shtetërore të Edi Ramës.

Urrejtja kundër grupit të deputetëve, që bojkotoi një vit, Kuvendin, në një sakrificë gati unike, është e vetmja gjë e pakamufluar nga Lulzim Basha.

Ai sot, 4 ditë pas vetëshkrirjes, duke rendur kundër arsyes, në kundërshtim me Kushtetutën, në dhunim të çdo norme morale dhe etike, jo vetëm që nuk e njeh më as ligjërisht grupin parlamentar të PD, por në një gjest të paprecedent, nuk i durohet të presë edhe një muaj, sië e do rasti e rregulli, kur mbaron mandati i legjislaturës aktuale.

Ky, që nuk mblidhte grupin parlamentar kur e detyronte statuti, kur e kërkonte koha dhe deputetët që thirrnin me shqetësim që të mos e çonte PD-në drejt greminës,  siç ndodhi në fakt, siç e paralajmëruam, sot mbledh listën e tij klienteliste familiare me shpresë se pas kësaj do të shpëtojë nga ankthi i manipulimit dhe falsifikimit të pjesëmarrjes të 22 Korrikut dhe rezultatit katastrofal me minus 230 mijë vota të 25 Qershorit. Krejt si Makbethi, kur flet me vete e pëshpërit:

” Moj kohë, rend më shpejt se tmerri im!”

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.