Kryesore

Reagim i ashpër i Greqisë për pridhjen e dy godinave në Drimadhes: Ishin të minoritetit grek!

21:46 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur në Drimadhes dy godina dhe sipas këtij institucioni, prishja është bërë në kuadër të rehabilitimit të qendrës së Dhërmiut.

Nga ana tjetër për prishjen e këtyre ndërtesave ka reaguar Greqia, e cila  nëpërmjet një deklarate pasditen e ditës së sotme, shprehet se godinat turistike, prishja e të cilave ka filluar ditën e sotme, i përkisnin pjesëtarëve të minoriteti grek.

Athina zyrtare shprehet se prishja e këtyre objekteve është në kundërshtim me ligjin.

“Fakti se shembja e objekteve po bëhet në mesin e sezonit turistik, megjithëse ligji parashikon pezullimin e veprimtarive të tilla në këtë moment kohor, konfirmojnë se Shqipëria nuk i ka kuptuar kërkesat e këshillit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian”, shkruhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme greke.

“Greqia është në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Mirëpo, kusht për këtë integrim evropian është përkushtim i i këtyre vendeve ndaj rregullave evropiane dhe parimet e shtetit të së drejtës. Shkelja e këtyre parimeve nga një shtet kandidat për anëtarësim do të thotë që në të vërtetë, ai shtet nuk e dëshiron rrugën e vet evropiane”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu në këtë deklaratë thuhet se mbrojtja e të drejtave të pronësisë të minoriteteve ishte përcaktuar si një kusht për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë nga ana e ministrave të jashtëm të BE-së.

“Greqia dhe Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë  se kërkon që të drejtat e minoritetit grek të respektohen. Konsolidimi , sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave themeltare të të drejtave të minoriteteve, e cila përfshin edhe të drejtën e pronës,  është vënë nga BE-ja si kushte për hapjen e negociatave me Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme greke.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Si shumë shpesh shteti grek po përfshihet në punët e brendshmetë Shqipërisë! Lidhur me minoritetin, nëse ka shtet që nuk duhet të flasë për këtë çështje është pikërisht shteti grek.Gjithashtu nëse ka shtet brenda BE-së që nuk duhet të flasë në emërctë saj është pikëridht dhteti grek.Nëse ka shtet që nuk duhet të akuzojë shtete të tjera për nacionalizëm, është pikërisht shteti grek. Por mesa duket ministria e jashtme dhe ndonjë “institucion” tjetër tek ne, kanë “dobësi”për nacionalitetin “ortodoks ” grek.
    Uleni qafën sa më poshtë këmbëve derisa t’ju thyhet shtylla kurrizore.Që të shpëtoni, thuajeni me zë të lartë se në BE po hymë, do të hymë, jo si të kërrusur, pot me kokën lart. Këtë ta mësojë mire Greqia dhe kushdo qoftë.
    Sorkadhja

    Përgjigju ↓